Elbasan, biznesmeni që u tentua të rrëmbehet është vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t (Detaje)

Elbasan, biznesmeni që u tentua të rrëmbehet është vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t (Detaje)

Aurel Guni

Report Tv zbardh detaje të reja nga ngjarja e së premtes ku u tentua që të rrëmbehej Aurel Guni (lexo këtu). Pasojat mund të ishin identike me rrëmbimet misterioze të ndodhura gjatë muajve qershor dhe korrik 2018 në Vlorë, por fatmirësisht është shmangur. Aurel Guni është vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t në Elbasan, Artur Guni. Përpos hotelit në zonën e Spillesë në Kavajë, Guni rezulton se ka edhe një kafe dhe bilardo në Elbasan.

Aurel Guni u rrëmbye dhe u kanos me jetë nëse nuk do shkonte në zonën ku qëndrojnë anëtarët e një grupi kriminal në Elbasan, por arriti që të shpëtonte. Rrëmbyesi Bexhet Mosmuça njihet në Elbasan si alpinist. Aurel Guni nuk iu bind dhe për pasojë Bexhet Mosmuça, i njohur edhe si ‘Xheti’ e qëlloi me qytën e pistoletës duke i shkaktuar një të çarë në kokë.

Guni mundi të largohet nga automjeti i tij dhe të kërkojë ndihmën e një patrulle policie, e cila e ka shoqëruar në urgjencën e spitalit të Elbasanit dhe më pas ka njoftuar dhe sallën operative. Ndërkohë nga ana tjetër Musmuça është larguar me makinën e të dëmtuarit duke e braktisur atë në dalje të qytetit.

E gjithë dëshmia e tij e dhënë me proces-verbal dhe jashtë tij është përgjuar me qëllim marrjen e të dhënave të tjera shtesë. Guni ka treguar me detaje të gjithë skemën e krimit të ndodhur në zonën e universitetit të Elbasanit, duke treguar dhe emrin e agresorit, i cili është arrestuar së bashku me një vajzë (lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • loran shehu: 30/12/2018 11:18

    po ca biznesmeni ky merr amon thujni shits droge se slat zgjeps e com peqini pa bo biznesmen

    Përgjigju
    • Alda Musmuca: 17/03/2019 22:45

      Te lumte goja mor cun.I duket vetja biznesmen ketij legenit qe denoncoj shokun e ngushte.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës