Foto ekskluzive/ Tentativë grabitje në një pikë këmbimi valutor në Durrës, autori me pistoletë lodër largohet 'duar bosh'

Foto ekskluzive/ Tentativë grabitje në një pikë këmbimi valutor në Durrës, autori me pistoletë lodër largohet 'duar bosh'

DURRËS- Një tentativë grabitje ka ndodhur në një pikë këmbimi valutor në qytetin e Durrësit. Report Tv siguron fotot ekskluzive, kur autori me një armë lodër është futur në pikën e këmbimit valutor për të grabitur.

Siç shihet edhe në këtë foto, ai është i veshur me një xhup të zi dhe një kapuç në kokë. Sapo futet në ambientet e pikës së këmbimit valutor, grabitësi nxjerr armën lodër. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai nuk ka arritur që të grabisë shuma parash nga pika e këmbimit valutor në rrugën ‘Taulantia’ ose ish Vollga. Sapo punonjësit e kanë parë të armatosur nuk kanë hapur xhamin e sportelit dhe ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa po punohet për arrestimin e të riut.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

'Po të mos isha i martuar, do lidhej me mua!', Juli ballafaqohet me Heidin pas deklaratës së fortë, banorja: S’kam fjalë

'Po të mos isha i martuar, do lidhej me mua!', Juli ballafaqohet me Heidin pas deklaratës së fortë, banorja: S’kam fjalë