I kërkoi borxhi, 44-vjeçari tenton të vrasë me shkop bejsbolli punonjësin e karburantit në Durrës

I kërkoi borxhi, 44-vjeçari tenton të vrasë me shkop bejsbolli punonjësin e karburantit në Durrës

DURRËS- Artan Paja, 44-vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ka tentuar që të vrasë punonjësin e një karburanti në Durrës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Paja i kishte para borxh punëtorit të karburantit. Pasi ka shkuar në pikën e karburantit për të furnizuar makinën sërish është konfliktuar me punonjësin.

Shkak ka qenë fakti se Paja nuk ka pranuar që t’i kthejë borxhin dhe kjo ka bërë që autori të rrëmbejë shkopin e bejsbollit dhe të konfliktohen fizikisht.

;Në pranga ka rënë Artan Paja, 44 vjeç, banues në fshatin Shkafane, Durrës.Sipas policisë ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shkafane, Durrës, ka tentuar të vrasë me send të fortë (shkop bejsbolli), shtetasin K. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)