Bllokohen në Kakavijë 41 mijë euro të padeklaruara

Bllokohen në Kakavijë 41 mijë euro të padeklaruara

Shuma e sekuestruar

KAKAVIJË-Policia kufitare ka sekuestruar 41000 euro, të cilat një 38-vjeçar  nga Kuçova po tentonte që ti kalonte në drejtim të Greqisë pa i deklaruar. Poseduesi i valutës në euro është E. B., 38 vjeç.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me shërbimet doganore sasia e konsiderueshme valute në euro u gjet në pjesën e brendshme të automjetit.

Policia Kufitare e Kakavijës thotë se njoftoi specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Gjirokastër, të cilët filluan procedimin penal ndaj 38-vjeçarit. Materialet do t’i përcillen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Kur shuma që ke me vete është nga 10 mijë euro e lart, është e detyrueshme të bësh një deklaratë e ta depozitosh pranë zyrave të doganës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari

Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari