Armë me postë nga Rinasi drejt Anglisë, Krimet e Rënda zgjasin hetimet për Sajmir Cullhajn

Armë me postë nga Rinasi drejt Anglisë, Krimet e Rënda zgjasin hetimet për Sajmir Cullhajn

Sajmir Cullhaj

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të zgjasë hetimet me tre muaj për Sajmir Cullhajn. Cullhaj tentoi të kalonte armë drejt Anglisë nëpërmjet aeroportit të Rinasit me anë të pakove postare.

Zgjatja e hetimeve vjen pas kërkesës së prokurorit Begar Dibra. Cullhaj është nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Hetimet për këtë çështje po zhvillohen në bashkëpunim me palën angleze, bëjnë me dije burime për Report Tv. Bashkë me Cullhajn po hetohet edhe Neritan Faria, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Ngjarja e vitit 2017

Në 24 gusht 2017, në aeroportin e Rinasit,u kapën 3 pako të kompanisë DHL, në të cilat ndodheshin lëndë luftarake. 

Policia arrestoi Sajmir Cullhajn, 32 vjeç, nga Shijaku, i dënuar më herët për trafik droge, ndërsa Neritan Farian, 47 vjeç, nga Durrësi e shpalli në kërkim.

Të dy këta persona, janë të akuzuar si pjesë e një rrjeti trafiku armësh. Sajmir Çullhaj u arrestua nga policia, pas gjurmëve të gishtërinjve të tij që u gjetën në pakot e postës DHL, brenda të cilave gjendeshin pjesë kallashnikovi.

Cullhaj ka mohuar përfshirjen e tij në këtë rrjet, dhe ka thënë se nuk e dinte se çfarë kishte brenda në pako, dhe se po niste një dërgesë tek miku i tij në Angli.

“Një miku im me emrin Tani ma dha që ta postoja për në Britani. Unë nuk e di se çfarë kishte brenda. Bëra dorëzimin në postë dhe u largova me makinën e shokut tim. Kur u arrestova u njoftova edhe për atë që kishte brenda në pako",-tha Cullhaj para gjykatës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Bekim Balaj kërkon ndihmën e tifozëve: Me ta e përmbysim Egnatian

Bekim Balaj kërkon ndihmën e tifozëve: Me ta e përmbysim Egnatian