Tentoi të përdhunonte studenten në Angli, dyfishohet dënimi për shqiptarin! Mediat britanike: Jeton i lirë në Shqipëri! U deportua para kohe (EMRI)
Universiteti i Cambridge në Britaninë e Madhe
Një shqiptar i cili në tetor të vitit 2021 tentoi të përdhunonte një studente në Angli, po jeton i lirë në Shqipëri. Kështu shkruan media britanike ‘Daily Mail’ duke theksuar gjithashtu se një gjykatë ka dyfishuar dënimin e të riut.
Mësohet se bëhet fjalë për 25 vjeçarin, Baftjar Bilalaj i cili sulmoi një studente të universitetit ‘Cambridge’ gjatë një mbrëmje në tetor të vitit 2021.
Sipas mediave britanike, i riu shqiptar është deportuar në Shqipëri para kohe ku edhe jeton i lirë pa u shqetësuar mbi dënimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar.
Në nëntor të vitit të kaluar, Bilalaj u dënua nga e Peterborough Croën tre vjet e katër muaj burg pasi u shpall fajtor për tentativë përdhunimi dhe sulm seksual.
Avokati i Përgjithshëm Michael Tomlinson më vonë kërkoi t'i shtohej afati i burgut, duke argumentuar se ishte tepër i butë, por nuk ishte në dijeni se Bilalaj ishte dëbuar vullnetarisht në bazë të një skeme lirimi të parakohshëm në janar.
Në një seancë dëgjimore në Londër të premten, gjyqtarët e rritën dënimin total të Bilalaj në shtatë vjet, por vunë në dukje se vendimi i tyre mund të jetë "i pavlerë" nëse ai nuk arrestohet në Shqipëri.
I riu shqiptar është deportuar vullnetarisht drejt Shqipërisë në kuadër të marrëveshjes që kryeministri britanik, Rishi Sunak firmosi me qeverinë shqiptare për deportimin e emigrantëve të paligjshëm.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
61.7%
-
Jo
31.4%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 290
Lajme të tjera
-
Britania nis operacionin për dërgimin e emigrantëve në Ruandë, avokati: Vendim politik! Ja çfarë ndodh me shqiptarët
29 Prill, 13:46
-
Nga sot Britania e Madhe aksion 'blic' në gjithë vendin, emigrantët e paligjshëm dërgohen në Ruanda
29 Prill, 08:26
-
Nga e hëna Britania e Madhe aksion 'blic' në gjithë vendin, emigrantët e paligjshëm dërgohen në Ruanda
28 Prill, 18:33
-
Ora e xhepit e njeriut më të pasur të Titanikut shitet për 1.5 milionë dollarë
28 Prill, 10:31
-
Spekulimet se po bëheshin gati për funeralin/ Buckingham Palace: Mbreti Charles do të kthehet së shpejti në detyrë
26 Prill, 21:56
-
Kaos në rrugët e Londrës nga kuajt e regjimentit mbretëror! U ikën kalorësve nga duart, 5 kuajt plagosin 4 persona
24 Prill, 16:23
-
Frika e deportimit në Ruanda, zhduken mijëra azilkërkues! Media: Mes tyre janë 1633 shqiptarë
24 Prill, 15:16
-
Akuzat për përdhunim, arrestohen dy lojtarët e klubit të Premier League në Angli
24 Prill, 10:46
-
Britani, dyshuan se mos ishte një rast vjedhjeje, policia hyn në brenda dhe zbulon 'shtëpinë e barit'
23 Prill, 20:12
-
8 mijë paund për kalimin me gomone në La Mansh/ Dënohet shqiptari në Angli, në gomone edhe fëmijë pesë vjeç
23 Prill, 18:04
-
Britania i hapi rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda, avokati: Do çohen edhe shqiptarët, vendim i paligjshëm
23 Prill, 13:11
-
Parlamenti britanik miraton ligjin për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruanda, fluturimi i parë brenda 12 javësh! Sunak: Asgjë s’do na pengojë, shpëtojmë jetë
23 Prill, 10:48