Tentoi të përdhunojë të miturën hungareze në Durrës, kanadezi: Doja vetëm ta përqafoja (Dëshmia)
Robert Hederson ne spital duke marre mjekim pas goditjeve nga banoret ne Durres
Report Tv ka zbardhur dëshminë e 50-vjeçarit kanadez Robert Hederson që u arrestua dy ditë më parë, pasi tentoi që të përdhunonte një vajzë të mitur 13-vjeçe nga Hungaria. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se sipas burimeve nga prokuroria kanadezi nuk ka pranuar se ka dashur ta përdhunojë vajzën por vetëm se ka dashur ta përqafojë pas një bisede me të.
Por ky justifikim ka rënë ndesh me dëshminë e vajzës së mitur hungareze e cila deklaroi se kanadezin nuk e njihte dhe se ai e kishte tërhequr zvarrë për ta përdhunuar. Kanadezi Robert Hederson është arrestuar me akuzat e heqjes së lirisë së paligjshme dhe kryerje e marrëdhënieve seksuale me dhunë e mbetur në tentativë.
Por si ndodhi ngjarja?
50-vjeçari e ka parë në rrugë të miturën dhe e ka tërhequr zvarrë në një cep pallati duke tentuar ta përdhunojë. Ajo ka kërkuar ndihmë dhe banorët ja kanë hequr nga duart në zonën e plazhit në qytetin bregdetar, ndërsa e kanë goditur. Banorët e Durrësit shpëtuan vajzën dhe e rrahën kanadezin, e bënë për spital.
Më pas ka ardhur policia e njoftuar nga banorët, ndërsa kanadezi u dërgua në spital për mjekim dhe më pas u arrestua. Robert Hederson ndodhej në Shqipëri për turizëm. Mësohet se policia dhe prokuroria kanë kërkuar ndihmën e ambasadës kanadeze që mbulon vendin tonë për të mësuar mbi personalitetin e kanadezit dhe të shkuarën e tij.
Rezultoi se ai ishte dënuar disa herë në Kanada për vjedhje. Ndërsa vajza gjendej në Durrës me prindërit e saj për punë biznesi. Ata kanë një agjenci dhe shoqërojnë turistë nëpër vende të ndryshme përfshi dhe vendin tonë.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.7%
-
Pak
9%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 3142
Lajme të tjera
-
Pesë vite në pritje të rindërtimit, një grup banorësh në Durrës kërcënojnë me greve urie: S'kemi përgjigje për riforcimin e pallatit
23 Prill, 15:22
-
Durrës, Meta me delegatët e Konventës: Dëgjoj që Ilir Meta është bërë diktator! E thonë ata që nuk marrin as 20 like
22 Prill, 20:01
-
Durrës/ Rrëmbeu nipin 3-vjeçar, lihet e lirë gjyshja Bahrije Gjuni: E bëra nga dashuria, pas vdekjes së djalit doja ta rrisja vetë nipin
22 Prill, 15:40
-
Durrës/ Po trafikonte një automatik drejt Italisë, në pranga 66-vjeçari italian! Armën e kishte fshehur poshtë dyshekut në një rulot
22 Prill, 11:34
-
VIDEO/ Rrugëtim nëpërmjet teknologjisë në thesaret e Kullës Veneciane në Durrës
22 Prill, 10:04
-
VIDEO/ Mjegulla e dendur ‘mbulon’ aksin Thumanë-Vorë! Rinasi probleme me uljen e avionëve, shtyhen disa fluturime! Situata i kthehet normalitetit
22 Prill, 08:13
-
Durrës, u mbyt në det teksa peshkonte para 2 muajsh, gjendet në brigjet e Kroacisë trupi i Aurel Ndonit
20 Prill, 15:22
-
Durrës, i dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet 59-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)
20 Prill, 14:38
-
Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, 3-vjeçari i dorëzohet nënës! Gjyshja vihet në pranga: Nipin donim që ta rrisnim vetë
20 Prill, 13:24
-
Nënën mund ta zëvendësojë edhe ujkonja, po shoqërinë nuk e zëvendëson dot kush
20 Prill, 10:58
-
Rrëfimi i një gjyshi: Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur
20 Prill, 07:01
-
Durrës/ Brenda vitit hapet parkimi me energji të vetëprodhuar nga dielli, 400 vende! Godina do ketë zyra e hapësira për evente
19 Prill, 13:14
dhe ne deshem vetem tete perqafonim sepse i duam shume njerezit si puna jote
PërgjigjuKëto gjëra duhen pasqyruar në faqet e para të gazetave dhe të bëhen TEMA E DITËS dhe ti dëgjojn EUROPIANËT .....KËTA JAN SHQIPTARËT ,,e jo ata që dëgjojm gjithandej,,,HASHASHIN E DROGËN E GJETËN ATY ,,,nuk jua sollën shqiptarët
PërgjigjuShume e sakte. Madje te publikohet me jave rresht meqe kanadezet na rendisnin neve si njerez te rrezikshem