Tentoi të shtypë më makinë forcat e policisë në protestën e banorëve të Shkozës, caktohet 'arrest shtëpie' për Petrit Dukin

Tentoi të shtypë më makinë forcat e policisë në protestën e banorëve të Shkozës, caktohet 'arrest shtëpie' për Petrit Dukin

TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për Petrit Dukin, i cili u arrestua katër ditë më parë teksa tentoi të përplasë me makinën e tij forcat e policisë të vendosur në zonën e Shkozës, për të ruajtur rendin dhe mbarëvjatjen e aksionit të IKMT-së për shembjen e banesave.

Fillimisht ai u arrestua nën akuzën "Vrasje me dashje në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë", por më pas Krimet e Rënda bënë ndryshimin e veprës penale në "Kundërshtim të forcave të policisë" dhe "Kanosje për shkak të detyrës".

Gjatë caktimit të masës së sigurisë, në sallë ka qenë edhe ish-deputeti i PD Aldo Bumçi. Burime bëjnë me dije se i pandehuri do të apelojë vendimin.

Banesat e shembura në zonën e Shkozës preken nga devijimi i Lanës në kuadër të projektit të Unazës së Re.

Kërkesa për masën e sigurisë ndaj Petrit Dukit

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 20/10/2019 18:19

    KETU DUHET FUTUR RRUSPA NE GJYSMEN E SHTEPIAVE DHE PALLATEVE TE NDERTUARA PAS 1990.....

    Përgjigju
  • Emigrant usa: 20/10/2019 15:35

    VENDIM I PA DREJTE I GJYKATESIT SE KRIMEVE TE RENDA NE USA DIKUSHI PAK RENDESI CFARE XHAKETE KA VESHUR N Q S CENON INTERGRITETIN E SHTEPISE KU JETON TI E MBRON ME CFARE DO MENYRE QE TE PARAQITET SIKUR EDHE ME ARME PO TA KESH ATE MUNDESI DY DUAR PER NJE KOKE JANE PAVARSISHT LETRAT QE DISPONON

    Përgjigju
    • Tironsi: 20/10/2019 19:09

      Shihu mirr se mos ndodhesh ne ndonje shpell e jo ne usa.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit