Tentoi të vriste me armë zjarri të dënuarin më parë, arrestohet 30-vjeçari në Maliq

Tentoi të vriste me armë zjarri të dënuarin më parë, arrestohet 30-vjeçari në Maliq

Të sekuestruara nga policia

Arrestohet për tentativë vrasje 30 vjeçari Juxhin Qesaraka në Maliq.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta Qesaraka, qëlloi me armë zjarri 29-vjeçarin e dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. 29 vjeçari nuk ka marrë lëndime nga të shtënat ndërsa përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit është parandaluar nga policia.

Sekuestrohen krëhëra automatiku dhe pushke, si dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, bie në prangat e Policisë 30-vjeçari. Sekuestrohen krëhëra automatiku dhe pushke, si dhe municion luftarak.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Pendavinj, Maliq, shtetasi J. Q., 30 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin B. D., 29 vjeç (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje), të dy banues në fshatin Pendavinj, kishte qëlluar me armë zjarri tip automatik në drejtim të tij, pa i shkaktuar lëndime, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me Strukturat për Hetimin e Krimeve në Dvp Korçë dhe Forcat Speciale "Shqiponjat", shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes së shpejtë, bënë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Nga veprimet e mëtejshme dhe kontrolli i ushtruar në  banesën e shtetasit J. Q., u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale krëhëra automatiku dhe pushke, pjesë të tjera përbërëse të armëve të zjarrit dhe municion luftarak.   

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale "Vrasja me dashje", e mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë pasi dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur i shpërndau videon në rrjete sociale

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë pasi dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur i shpërndau videon në rrjete sociale