Tentoi t'i ikë postbllokut të policisë, makina përplas efektivin në aksin Fushë Krujë - Laç! Kush është 32-vjeçari që mori peng familjen në 2012 (VIDEO)

Një aksident rrugor në aksin Fushë Krujë - Laç përfundoi me plagosjen e një efektivi policie mesditën e sotme (1 tetor).

Një makinë tip "Audi", me drejtues Klevis Ballokun nuk iu bind postbllokut të parë të policisë dhe teksa tentoi t'i largohej pak më tej ishte një postbllok i dytë. Efektivi Çesk Martuzi i doli përpara makinës së 32-vjeçarit dhe i bëri thirrje të ndalojë por mbeti i plagosur. Ai është dërguar në spitalin e traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se 32-vjeçari Klevis Balloku është një person me precedent të theksuar kriminal. Në vitin 2012 ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale armëmbajtje pa leje dhe heqja e paligjshme e lirisë. Nën kërcënimin e armëve ai ka marrë peng familjen e tij Klevis Balloku mori peng katër anëtarët e familjes së tij më 5 mars të vitit 2012 nën kërcënimin e armës.

Ai i mbajti për pesë orë duke i terrorizuar, ndërsa u desh ndërhyrja e RENEA-s për të lokalizuar ngjarjen. Për këtë krim, 29-vjeçari u dënua me 6 muaj burg, pasi gjykata mori në konsideratë edhe gjendjen mendore të tij.

Policia bën me dije se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Vendi ku ndodhi 32 vjeçari aksidentoi efektivin e policisë

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 01/10/2020 15:15

    Polici e i kriminuar e droges dhe e krimit.Ka ba mire qe nuk ndaloi ai ke qene pune te vet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv