Pasagjer drejt Greqisë me 1 kg kokainë në brez, korçari arrestohet bashkë me shoferin në Kapshticë

Pasagjer drejt Greqisë me 1 kg kokainë në brez, korçari arrestohet bashkë me shoferin në Kapshticë

49-vjeçari i arrestuar dhe pakoja e kokainës që kishte fshehur në trup

KAPSHTICË-Dy persona janë arrestuar në pikën e kalimit kufitar me Greqinë, pasi tentuan që të trafikojnë drejt vendit fqinj 1 kg e 28 gr lëndë kokainë. Të arrestuarit janë drejtuesi i makinës tip "Mercedes-Benz" me drejtues I. F. 40 vjeç dhe pasagjer Bledar Haxhin 49 vjeç, që iu gjet droga, të dy banues në Korçë.

Policia thekson se goditja e rastit të trafikut u bë në bazë të analizës së riskut dhe shkëmbimit të informacioneve. Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në makinën tip 'Benz", punonjësit e Policisë Kufitare kanë vijuar me kontrollin fizik ndaj dy personave.

Si rezultat i kontrollit fizik, 49-vjeçari Bledar Haxhi iu gjet e fshehur në trup një pako e presuar me lëndë narkotike kokainë me peshë 1028.2 gr, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Policia vijon hetimet për të zbuluar rrjetin e plotë të trafikut të drogës. Bledar Haxhi është një emër i njohur për policinë e Korçës, pasi është arrestuar edhe në 2016 së bashku me 6 persona të tjerë për shpërndarje kokaine.

Kokaina e sekuestruar ne Kapshtice

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova akuzon Serbinë se ka ndaluar 10 nga pjesëtarët e policisë së saj

Kosova akuzon Serbinë se ka ndaluar 10 nga pjesëtarët e policisë së saj