Tentuan të kalonin ilegalisht 14 emigrantë kundrejt shumës 100 euro secili, pranga 3 trafikantëve në Pogradec (VIDEO)

3 persona arrestohen në Pogradec, pasi tentuan të kalonin në mënyrë të paligjshme 14 emigrantë kundrejt një shumë prej 100 euro secili me premtimin se do i ndihmonin të shkonin drejt vendeve të BE-së.

Gjatë operacionit të koduar "Perimetri", u goditën dy raste të trafikimit dhe kalimit të paligjshëm të emigrantëve, ku në pranga përfunduan dy të rinj me iniciale O. B., 32 vjeç, banues në Farkë, Tiranë dhe A. M., 27 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq.

Ata u arrestuan në flagrancë në vendin e quajtur "Lumi i Vërdovës" në Pogradec, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin me mjetet tip "Suzuki" dhe "Benz" në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu u arrestua dhe 27-vjeçari me iniciale E. G., 27 vjeç, banues në Krujë, i cili u arrestua në Pogradec, pasi në mjetin e tij tip "Mitsubishi", po transportonte 9 emigrantë drejt Tiranës, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 100 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Operacioni u  krye në bashkëpunim të strukturave të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Rasti e emigrantëve të cilën përdorin Shqipërinë si vend tranzit drejt një jete më të mirë është ndjekur edhe nga Report Tv ku filmoi dhe intervistoi disa prej tyre në kohën e pandemisë ku klandestinët endeshin rrugëve me shpresën për të gjetur një mënyrë kalimit drejt vendeve të BE.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës