Tentuan të kalonin kufirin me këmbë, arrestohen 6 shqiptarë, 37 të bllokuar në Kakavijë

Ditën e sotme ka patur një dyndje të shqiptarëve në Kakavijë. Së fundmi në pikën kufitare ka mbërritur një autobus me 30 qytetarë nga Athina, të cilët dëshirojnë të futen në Shqipëri.

Mirëpo autoritetet e policisë kufitare konfirmojnë për Report Tv se askush prej të ardhurve tani nuk do t'u mundësohet hyrja pa patur një arsye të fortë apo aprovim paraprak nga Ambasada në Athinë apo përfaqesitë konsullore shqiptare në Janine dhe Selanik. Kjo pasi përveç atyre që kanë arsye të fortë për t'u kthyer ka edhe shtetas të tjerë të cilët janë rezidentë në Greqi dhe duan të kthehen për të kaluar karantinën në Shqipëri.

Një prej qytetarëve që kaloi kufirin u shpreh: " Nuk qëndruam fare se kemi marrë leje nga ambasada në Greqi dhe nga ministria këtu. Aplikuam përmes emailit në Athinë dhe në u përgjigjen menjëherë sepse kam vajzën që i bëj terapinë në Greqi. Tani na tha doktorri se nuk e mar më përsipër dhe u detyruam të kthehemi."

Sakaq nga mëngjesi i sotëm shtatë persona kanë qenë në tokën neutrale në pritje për të hyrë. Para disa orësh janë kthyer mbrapsht 20 veta drejt Greqisë, të gjithë me dy nënshtetësi.

Në tentativë për të hyrë disa prej tyre kanë zgjedhur më pas që ta provojnë në rrugë toksore, por gjashtë shqiptarët janë kapur nga FRONTEX dhe policia kufitare të cilat i proçeduan me gjobë dhe u lanë të vetëkartinohen.

Në total aktualisht janë 37 persona në Kakavijë në pritje për të kaluar në territorin shqiptar.


Lajmi kryesor:

E njëjta situatë edhe sot në kufi, shqiptarët e ardhur pa autorizim nga Greqia kalojnë natën në të ftohtë në tokën neutrale! Ndezin zjarr për t'u ngrohur


Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)