137 kg kokainë drejt Durrësit, GJKKO dënon me 10 vite burg Altin Myslihakën dhe 8 vite e 4 muaj Adrian Begën! Porositësi i drogës, Gentian Malindi ende në arrati

137 kg kokainë drejt Durrësit, GJKKO dënon me 10 vite burg Altin Myslihakën dhe 8 vite e 4 muaj Adrian Begën! Porositësi i drogës, Gentian Malindi ende në arrati

GJKKO

Gjykata e Posaçme ka dënuar sot me 15 vite burg Altin Myslihakën dhe me Ardian Begën dhe 12 vite e 6 muaj për Adrian Begën, të cilët u kapën duke tentuar të trafikonin 137 kg kokainë në shtator të 2019. Myslihaka dhe Bega përfituan nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përkatësisht me 10 dhe 8 vite e 4 muaj burg. 

Kujtojmë se për porositësin e kokainës, Gentian Malindin janë pezulluar hetimet pasi nuk është arrestuar. Malindi porositi 137 kg kokainë në Ekuador, e cila u zëvendësua nga policia me oriz në portin e Pireut, Greqi.

Begaj dhe Myslihaka u shpallën fajtorë për trafikimin e kokainës, të sekuestruar në 4 kontenierë, të cilët vinin nga Ekuadori në drejtim të Shqipërisë, duke kaluar tranzit në portin e Pireut, Greqi, ngjarje e ndodhur në muajt gusht – shtator 2019.

Myslihaka dhe Begaj, me anë të një çante nxorën 22 pako që ata mendonin se ishte kokainë, por nga ana tjetër rezultoi se me dorëzim të kontrolluar ishte lëndë e përzier kokainë e me oriz, pasi nga porti i Pireut në Greqi, hetuesit grekë dhe ata shqiptarë kishin vendosur të bënin një dorëzim të kontrolluar, duke i vendosur ngarkesës dhe GPS. Ka qenë Myslihaka dhe Begaj që nën drejtimin e Malindit kanë kryer veprimet në Portin e Durrësit. 

Si u kap droga? Më 19 gusht 2019 kontenierët mbërritën nga Ekuadori, tranzit në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni ku u zbuluan dhe u sekuestruan 500 kg kokainë nën koordinimin e DEA dhe autoriteteve greke të cilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare.

Pasi kontenierët kanë qëndruar për 26 ditë në Pire ku janë bërë disa takime me palën shqiptare greke dhe koordinimin e DEA-s zyrës kundër drogës së SHBA-ve me seli në Athinë është vendosur dorëzimi i kontrolluar e më pas lejimi për udhëtim drejt Shqipërisë në Portin e Durrësit. Pas tre ditëve lundrim në det katër kontenierët të cilët grupi i Gentian Malindit i priste me kokainë në Durrës kanë prekur tokën shqiptare mbrëmjen e 17 shtatorit në orën 21:24 minuta.

Të përfshirët në këtë trafik nuk mbërritën që atë mbrëmje për të marrë pakot e kokainës duke i lënë atje për disa ditë deri sa mesditën e 19 shtatorit të kontraktuarit nga Malindi, Altin Myslikhaka dhe Ardian Bega paraqiten në terminal dhe hapin një nga kontenierët. Sipas grupit hetimor ata kanë hapur vetëm kontenierin me targë 313 duke hequr me një kaçavidë pllakën metalike dhe duke marrë prej atyre disa pako me çantë dore. Pako të cilat në vend të 137 kg kokainë kishin 136 kg oriz e gips si dhe 1 kg kokainë në të cilën kishte të montuar pajisjen e lokalizimit satelitorë GPS duke u zbuluar.

Gentian Malindi, me origjinë nga Skrapari dhe banim në Durrës, djali i avokatit të njohur Ilir Malindi, është pronar i një kompanie për tregtiimin e produkteve të detit, i arrestuar më herët me lëndë narkotike (në vitin 2013). I arrestuari Mislihaka ishte pastrues në anijen e peshkimit të Gentian Malindit, "Eniwej", dhe kishte leje dhe akses për t'u futur në portin e Durrësit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/12/2021 01:47

    Arrestoni Malindi.Sr.,se pa te, Malindi.Jr. del si peshk i ngordhur ne bregdet.Babai e di ku eshte,ndoshta mban kontakte me te dhe e meson si te sillet e cfare te beje qe te mos arrestohet,sepse /pufja/ e tij nuk ka tru.Po te kishte tru do te kishte studiuar per drejtesi si i ati,jo te behej tregetar peshku e droge.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DIREKT/ Barcelona 1-0 PSG, Araujo lë vendasit me një lojtar më pak! Dortmund 1-0 Atl. Madrid në CHL (VIDEO)

DIREKT/ Barcelona 1-0 PSG, Araujo lë vendasit me një lojtar më pak! Dortmund 1-0 Atl. Madrid në CHL (VIDEO)