Tepelenë, polici godet me armë
zjarri dy vëllezër për kullota

Tepelenë, polici godet me armë<br />zjarri dy vëllezër për kullota
TEPELENË - Në sallën operative të komisariatit të policisë Tepelenë ka ardhur një telefonatë, se në malin Dhëmblan të komunës Dhëmblan Tepelenë një shtetas ka plagosur me armë zjarri dy vëllezër dhe nuk dihen arsyet dhe gjendja e tyre.
 
Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë së komisariatit të policisë Tepelenë, grupi hetimor dhe një autoambulancë e spitalit të Tepelenës ku ka rezultuar se:
 
Në malin e Dhëmblanit të rrethit Tepelenë, shtetasi Klement Imeri me detyrë polic i komunës Dhëmblan Tepelenë pas një konflikit për kullota me dy vëllezërit Hysni Sinaj i datëlindjes 1982 dhe Gentian Sinaj i datëlindjes 1978, ka nxjerrë armën e zjarrit, tip Pistoletë (armën  e punës) dhe ka qëlluar në drejtim të dy vëllezërve Sinaj, të cilët janë plagosur.
 
Dy vëllezërit janë transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shtetasi Klement Sina është larguar dhe po kërkohet nga policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale