Tepelenë, arrestohen babë e bir, autorët e vrasjes së informatorit të policisë, Alket Muho

Tepelenë, arrestohen babë e bir, autorët e vrasjes së informatorit të policisë, Alket Muho

Alket Muho, 43-vjeçari i vrarë në Tepelenë

MEMALIAJ- Policia ka arrestuar autorët e vrasjes së 43-vjeçarit nga fshati Rabie, Alket Muho. Në prangat e policisë kanë rënë babë e bir, të identifikuar si  Hetem Muho, 59 vjeç dhe Dino Muho, 20 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Sipas policisë, ndalimi i tyre u bë pasi dyshohet babë e bir në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri Alket Muhon për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie. Ndërkohë që një pistë tjetër mbi vrasjen e tij ishte edhe ajo e dekonspirimit të tij nga policia, të cilët i kishte informuar mbi parcelat e drogës që mbilleshin në zonë. 

Në një intervistë për ‘Report Tv, një ditë pas vrasjes së 43-vjeçarit, babai dhe vjehrri i viktimës kanë folur për Report Tv, duke hedhur dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Gjolek Muho, babai i Alket Muhos, është shprehur se nuk e ka dijeninë përse është vrarë i biri. Ndërsa, Riza Ardita, vjehrri i viktimës, ka përjashtuar pistën e dekonspirimit nga policia pasi informoi për drogën. Vjehrri ka thënë se e di shumë mirë kush e ka vrarë 43-vjeçarin duke përmendur konflikte pronësie. Dyshime këto që përkojnë me ato të policisë.

E njihja si djalë shumë të mirë se e kisha dhëndërr. Ngjarja ka ndodhur dje. Më mori në telefon vajza, foli, i tha do vij, “Oooo ooo ça bëni çuna” e më pas e vranë. Me snajper dhe kallashnikovë. Kishte 20 plumba, zbrazuar 30 fishekë. Ia kishte hequr komplet syrin. Atje e vranë, tek ato si pemë. Ka patur konflikt me një plak për prona. Posi, mund të jetë ky konflikti. E arrestuan atë, kishte ardhur që nga Saranda. Jam i bindur, s’ka lidhje me drogën ai. Para 2-3 vitesh kur droga qe liruar, atëherë po. Tani jo. Ai ishte kryetar këshilli, e hoqi burri i tezes. O do gjendet autori se s’bën. Unë e kam të gjetur për vete.

Riza Ardita, vjehrri i Alket Muhos

Por kunati i viktimës, i cili do të mbetet anonim, dha një tjetër version ekskluzivisht për Report Tv disa orë para arrestimit të autorëve. Sipas tij, Muho prej një viti telefononte policinë për të treguar se në zonë mbillej kanabis, por vetëm kur iu drejtua Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në zonë erdhën policë për kontroll. I riu që jeton në Greqi thotë se në fshatin Rabije por edhe fshatra të tjerë mbillet masivisht kanabis që prej vitit 2016-të. Në një intervistë për Shqiptarja.com, ai është shprehur se prej një viti Muho dhe familja e tij jetonin me zhurmën e kallashnikovëve, të përdorur gjatë natës për të ruajtur parcelat e kanabisit.

NGJARJA 

Alket Muho, 43-vjeç, u vra me 7 plumba ditën e djeshme në orën 10:10 në fshatin Rabie të Memaliajt. Për vrasjen e tij, policia raportoi 12 orë me vonesë dhe vetëm pas dhënies së lajmit nga Report Tv. Fillimisht mbi vrasjen e të dyshuarit si informator i Policisë, u hodh pista se ai mund të ishte vrarë pasi informoi policinë në lidhje me parcelat e drogës në Tepelenë dhe dikush e konspiroi, por asnjëherë nuk u përjashtua mundësia e vrasjes për shkak të një konflikti pronësie.

Ditën e djeshme, pak para se të ekzekutohej viktima ka qenë duke komunikuar në telefon me bashkëshorten e tij. E shoqja ka thënë në polici se fjalët e fundit që ka dëgjuar nga bashkëshorti kanë qenë:”Çfarë bëni kështu more çuna?”. Më pas, është dëgjuar një breshëri automatiku, dhe telefonata është ndërprerë. 

Pas kësaj, gruaja e 43-vjeçarit ka vrapuar për tek toka 100 metra larg shtëpisë ku Muho po punonte dhe e ka gjetur atë të pajetë.

Prokuroria ka konfirmuar se Muho është qëlluar me një automatik model 56, nga një distancë e afërt. Në vendngjarje janë zhdukur gëzhojat. Grupi hetimor ka dyshime se armës automatike i është vendosur një rrobë për të mos lenë gëzhoja në vendin e krimit.

Njoftimi i policisë:

Memaliaj

Zbardhet vrasja me armë zjarri e 43-vjeçarit nga fshati Rabie, arrestohen autorët.

Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, pas hetimeve të pandërprera të kryera sapo kanë marrë njoftimin për ngjarjen dhe veprimeve proçeduriale, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër egzekutuan urdhërin e Prokurorit për ndalimin e shtetasve:

- Hetem Muho, 59 vjeç, banues në Sarandë:
- Dino Muho, 20 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tyre, (babë e bir) u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme rreth orës 11:35, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin A.M., 43 vjeç, banues në fshatin Rabie, Tepelenë. Kjo ngjarje ndodhi në vendin e quajtur “Bolovec” të fshatit Rabie.

Nga tërësia e veprimeve dyshohet se dy autorët e kanë vrarë shtetasin A.M. për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjnës së autorëve. 

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të ndaluar i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve luftarake e municionit”, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 08/09/2018 10:51

    Beni besoj se ju nuk mendoni drejt per problemin qe keni rreagu.Ne cdo vend te botes keqberesit apo thyersit e ligjeve kallzohen (dalloje mire fjalen kallzoje me spiunoje) ne organet kompetente se keshtu ndihmohet qytetari e shteti

    Përgjigju
  • memento mori: 08/09/2018 04:34

    keta “pioneret” dhe ata “profesionistet” ju kane ik mend nga koka. do kalben pas hekurave se gjalli.

    Përgjigju
  • tani: 08/09/2018 00:43

    ho me sale se na rrujte trapin me qytetarin tend dixhital jo kshu po ashtu plak i rrjedhur. Bravo policia e zbuloi ngjarjen ne koh rekord!

    Përgjigju
  • ben: 07/09/2018 23:44

    ti japi shteti medalje me qe u be spiun tani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet