Atentati në Tepelenë/ Gjendet makina e autorëve, shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja

TEPELENE- Vijojnë hetimet për ngjarjen e një nate më parë në Tepelenë ku mbeti i vrarë Artur Bresha dhe u plagos vëllai i tij pas një atentati në banesën e tyre. Mësohet se viktima është qëlluar me automatik model ''56'' nga jo më shumë se dy persona, gjë e cila konfirmohet nga gjurmët e gjendura në vendngjarje.  Ndërkohë makina e tyre është gjendur një greminë në fshatin Benc në Tepelenë, shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Vëllai i tij Artan Bresha vijon të jetë i shtruar një spital ku po merr edhe ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende nuk ka dijeni se i vëllai ka ndërruar jetë.

Deri në këto momente nuk ka asnjë person të shoqëruar, ndërkohë që policia ka shtuar postblloqet dhe kontrollet intensive në rrugët hyrëse dhe dalëse me Tepelenën.

Një natë më parë autorët kanë qëlluar me breshëri automatike mbi banesën e dy vëllezërve duke lënë të plagosur rëndë Artan Breshan, ndërsa kanë marrë me forcë në makinën e tyre, Arturin. Më pas ata e kanë qëlluar për vdekje dhe e kanë hedhur pranë vendit ku punonte si roje në një kompani inertesh.

Vëllai i viktimës, rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penale. Ai është kapur para 8 viteve pasi ishte duke transportuar 820 kg drogë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!