Tërhiqet nga dekreti? Meta: 2 Marsi do të jetë paralajmërim për Ramën!

Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama

TIRANE-Presidenti Ilir Meta duket se është zbutur pas zbarkimit në zyrë pasditen e djeshme të ambasadores së SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Kreu i shtetit sot e ka nisur ditën me sulm kundër kryeministrit Edi Rama dhe thirrje për popullin për t'iu bashkuar në shesh në datë 2 mars në tubim, por duket se ka një tërheqje nga gjuha djeshme, që ishte e ashpër dhe kërcënuese.

E ndërsa dje, kreu i shtetit u shpreh se do të firmosë dekretin e parë në 2 mars kundër qeverisë, që e cilësoi bandë, për të 'shpartalluar grushtin e shtetit', sot Ilir Meta thotë se protesta do të jetë paralajmërimi i fundit për qeverinë. Në postimin e tij në Facebook Presidenti nuk flet më për dekretin që paralajmëroi dje dhe që e la enigmë duke mos e specifikuar nëse do të ishte për shpërndarjen e parlamentit.

"Të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë! Agresioni pushtues i Rilindjes ndaj të gjithë institucioneve të pavarura në vend është një realitet i hidhur që secili prej jush e ndjen çdo ditë. Por kokëfortësia e saj për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti, me qëllim instalimin e një diktature të pakicës që ka tmerr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie.

Ndaj ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" t'i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Nuk ka forcë në botë t'i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t'ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë. Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t'ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës. Shqipëria e para! Shqiptaria e shqiptarëve" shkruan Meta.

Pas thirrjes së presidentit për tubim antiqeveritar para kryeministrisë më 2 mars, ambasadorja amerikane, Yuri Kim i shkoi në zyrë krerëve politikë më të lartë të vendit, Metës, Ramës dhe Bashës, për t'i çuar mesazhin e fortë se duhet të tregojnë pjekuri, t'u besojnë proceseve demokratike dhe të sillen në mënyrë të përgjegjshme për të mirën e popullit shqiptar.

d.ba./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nga e hëna duhet leje për të dalë nga shtëpia, a është ky një vendim i duhur i qeverisë?

Komento

Komente

  • Raul: 20/02/2020 17:46

    Keshillojeni Habib Burgiben e Tunizise se nuk mund te beje revolucion me komandantin e naziskineve te Mamurrasit Flamur Herman Geringun,as me komandanten e jenicereve te haremit famekeq erotiko naziskin te Jales Floida surratufon, as me komandantin e shpellarve te unazes Edhjet brahimkarin dhe as me sharebajgat e Nafije Fallxhores, koha e revolucionit ka mbaruar,,

    Përgjigju
  • Nene nevruzja: 20/02/2020 17:04

    Ike ilir meta ike,,,bashke me monike dhe lsi.....

    Përgjigju
  • Niko: 20/02/2020 13:33

    ILIR META burgu te pret... populli nuk ngrihet per te mbrojtur pasurin tende,.. Ti je kryjehajduti i 30 vite tranzicion.. Dorezo pasurin legen burr.

    Përgjigju
  • Ani: 20/02/2020 13:21

    I c'ekuilibruar,i cmendur,i lig,i djallzuar,kryehajdut,tinzar,pergjues pas vrimave te deres,njeri i ulet,i pa arsimuar dhe teper ziliqar ky lesh Presidenti yne,meriton te shkarkohet e te arrestohet urgjentisht,lidheni qenin e terbuar Like Floririn.

    Përgjigju
  • Diella: 20/02/2020 11:56

    Po e lirni rehat ate popull Mire fukara qe eshte Dhe te mendoni per ta Po vetem mendoni per veten tuaj

    Përgjigju
  • Gano: 20/02/2020 11:54

    Pse ore me Ed Ramen cfare ke?! Pse nuk hakmerresh me Tan Lepurin qe ka akoma relike te sapiomunit!

    Përgjigju
  • A.B: 20/02/2020 11:53

    Ky ordiner duhet plasur ne burg dhe ti sekuestrohet tere pasuria qe ka. Nese nuk e ben SPAK them tere njerezit e prekur nga termeti ti drejtohen pronave te tij.

    Përgjigju
  • Populli: 20/02/2020 11:52

    Ti rruash bolet Edi Rames!

    Përgjigju
  • Pyka: 20/02/2020 11:37

    Hahahaha....Fantozi Meta....Flori djalë...është nevrik...hahaha...

    Përgjigju
  • O tej: 20/02/2020 11:28

    Halabak Ptesident...

    Përgjigju
    • Lalka Radanecit: 20/02/2020 18:14

      Po loqke fare bre ky kokepanxhari Meta

  • A...Zh: 20/02/2020 11:11

    Mos u terhiq IM, beji zbore Rames e mazhorances qe te zgjodhi. Asnje keqardhje per ta, pasi duhet te paguajne cmimin e maskarallekut te zgjedhjes tende. Jemi popull pa fat dhe i tradhetuar!

    Përgjigju
  • PLEHU ME EMRIN ilir kak meta: 20/02/2020 10:54

    Ky fundërrina e kombit kërkon ndihm nga populli që këti populli ky qen i zi i ka bër 500 të zezat. Aq fëlliqsir është ky sa mendon se ky popull nuk e urren. Po përgjigjen do ta mari në 2 Mars ky mi halesh.

    Përgjigju
  • Sali haklaj: 20/02/2020 09:25

    E kuptojme qe do te prishesh festen per ndihmen e madhe qe i eshte dhene shqiprise e nga gjith bota por nuk e prish dot se hall ke vetem ti nuk ka populli. Ne po qeshim me ty

    Përgjigju
  • Populli: 20/02/2020 09:10

    Ah mor derdimen... Kaq burr makut dhe maskara je ti ... sa i errur ne ate mendjen tende primitive nga interesat per pushtet , gjete Ramen, "cmendurone" dhe dellin kundrabedal te te cilit doje ta perdorje per te perjetesuar pushtetin tend Kriminal... Rama eshte me qytetar dhe me i kthjellet se ju por dhe ai nuk eshte per te drejtuar...por te jesh i sigurt sa ti Berisha dhe te tjere maskarej te jene ne politike populli do te zgjedhi Ramen.. Vetem pasi t'ju zhdukim ju , atehere do te largojme dhe Ramen per ti dhene vendit nje frymemarrje dhe nje puls Europian zhvillimi... Shqiptaret e meritojne kete... Nuk ja ndaloj as Enver Hoxha dhe jo me ti ..nje kelysh i tij

    Përgjigju
  • Fredi DOBIÇI LLAPAQËN: 20/02/2020 09:03

    Like KRYEHAJDUTI dhe KRYEHORRI more F U N D !! Like SURRAT ZIU NUK vjen askush në 2 Mars dhe 2 Prill !!! Like je Një PLEHRË dhe FUNDËRRINË bashkë me 200 Petritë KUSARË Vasilët e tu HAJDUTË dhe MOTËRQIRA , që kanë VJEDHUR dhe PLAÇKITUR SHTETIN SHQIPTAR dhe POPULLIN e VARFËR SHQIPTAR PAFUND këto 25 VITET E FUNDIT ! Të erdhi FUNDI i ZI Like PLEHU nga Skrapari !! DORËZO GJËNË e VJEDHUR me Dëshirë Like KËRRMA , sepse USA , CIA dhe FBI do të PËRDHUNOJNË si FAMILJE !!

    Përgjigju
    • Tao tao: 20/02/2020 18:47

      Deri ne fund me liken kinder Horave te Rilindjes se bandave