Tërhiqet Thaçi: 'Kufijtë' s'do diskutohen gjatë takimit me Vuçiç të premten
“Korrigjimi i kufijve” dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të diskutohen në takimin e së premtes ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Pavarësisht paralajmërimeve, “Korrigjimi i kufijve” dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të diskutohen në takimin e së premtes ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Zyra e presidentit Thaçi ka bërë të ditur se në takimin e pasnesërm do të diskutohet rreth modaliteteve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, javë më parë kishte paralajmëruar se gjatë shtatorit do ta prezantojë në Bruksel idenë e korrigjimit të kufijve, i cili nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Megjithatë, në takimin e së premtes të Thaçit me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq nuk do të diskutohet për “korrigjimin e kufijve” dhe as për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Të paktën kështu ka thënë zyra e presidentit Thaçit për gazetën “Zëri”: “Korrigjimi i kufijve dhe Asociacioni nuk do të jenë në tavolinën e bisedimeve”. Më tej Presidenca thotë se në takimin e 7 shtatorit do të diskutohet për detajet e arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. / Zëri/
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19%
-
Jo
72.2%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2290
Lajme të tjera
-
Debat në OKB: Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
19 Prill, 19:57
-
Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, askush s'do t'ia dijë për ne
19 Prill, 18:10
-
Vuçiç e quan 'hipokrit' reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
19 Prill, 15:32
-
Serbia ndaloi policët e Kosovës, gazetari Isufi: Janë marrë në pyetje nga agjentët serbë! Stërvitja kërcënim
19 Prill, 14:08
-
Serbia ndalon një kosovar nën dyshime për krime lufte
19 Prill, 13:43
-
Kurti: Kryetarët në veri largohen vetëm përmes votimeve, e jo bandave
19 Prill, 12:29
-
Sot një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë serbe, testohen dronë kamikazë! Kurti: Kërcënim
19 Prill, 08:37
-
U ndalua në Serbi, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
18 Prill, 22:20
-
Shpalosi flamurin shqiptar me rastin e festave të Nëntorit, Serbia dënon me gjobë kreun e Komunës së Preshevës
18 Prill, 22:07
-
Ekspertët: Qytetarët dhe policët e Kosovës nuk u ndaluan në kufirin serb, por u rrëmbyen! Veprimi hakmarrës ndesh me marrëveshjet! Beogradi bëri autogol
18 Prill, 18:58
-
DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese
18 Prill, 18:12
-
Bruksel, dështim i ri në bisedimet për dinarin serb! Prishtina e Beogradi fajësojnë njëra tjetrën
18 Prill, 17:28