Tërmet 4.7 ballë në Korfuz, lëkundjet ndjehen edhe në jug të Shqipërisë

Tërmet 4.7 ballë në Korfuz, lëkundjet ndjehen edhe në jug të Shqipërisë

Tërmet

GREQI - Një tërmet prej 4.7 ballë i shkallës Rihter ka rënë mëngjesin e sotëm në ishullin e Korfuzit. Tërmeti ka rënë rreth orës 07:20 dhe epiqendra ka qenë 31 kilometra në jugperëndim të Othonit.

Thellësia e tërmetit raportohet të ketë qenë 9.2 km.

Në të njëjtën zonë, bëhet me dije nga mediat greke se ka patur edhe dy tërmetet të tjera, i pari me magnitudë 2.9, pasditen e djeshme dhe i dyti me magnitudë 3.5 rreth orës 02:12 mëngjesin e sotëm.

Lëkundjet e orëve të para të mëngjesit janë ndjerë edhe në disa rrethe në jug të Shqipërisë.

Ndërkohë sizmiologët në Greqi thonë se nuk ka vend për shqetësim. Sipas tyre zona ku kanë rënë këto tërmete, është një zonë me aktivitet më të ulët sizmik se sa zonat me aktivitet të lartë sizmik në Shqipëri.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tajvani thotë se Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Tajvani thotë se Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj