Tërmet i fuqishëm në Afganistan, 1000 të vdekur dhe 1500 të plagosur
Një tërmet i fuqishëm ka shkaktuar vdekjen e të paktën 1000 personave dhe ka lënë 1500 të plagosur në Afganistan, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në Pakistan e Indi. Thellësia e tërmetit ishte 10 km.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter rreth orës 1:24 të mëngjesit rreth 46 kilometra në jugperëndim të qytetit të Khost. Për pasojë kanë mbetur të vrarë të paktën 1000 persona dhe janë plagosur 1500 të tjerë, raporton BBC.
Thellësia e tërmetit ishte 10 km. Ndërkohë lëkundjet u ndjenë edhe në Pakistan e Indi, raportoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane. Tërmeti u ndje edhe në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul si dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad. Fotot e shpërndara në mediat sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika.
"Fatkeqësisht, pati një tërmet të fortë në katër rrethe të provincës Paktika, i cili vrau dhe plagosi qindra bashkatdhetarë tanë dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi. Ne u bëjmë të gjitha agjencive të ndihmës që të dërgojnë ekipe në zonë menjëherë për të parandaluar katastrofën e mëtejshme" shkroi në Twitter zëdhënësi i qeverisë, Bilal Karimi.
Afganistani është i prirur ndaj tërmeteve, pasi ndodhet në një rajon tektonikisht aktiv. Gjatë dekadës së fundit më shumë se 7,000 njerëz janë vrarë nga tërmetet në Afganistan, raporton Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.
Shkon në 920 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Afganistan
Numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter në Afganistan ka shkuar në 920. Këtë e tha zëvendësministri për menaxhimin e fatkeqësive, Sharafuddin Muslim duke shtuar se 600 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Tërmeti i fuqishëm në Afganistan, momenti kur mbërrin helikopteri për të marrë të plagosurit (VIDEO)
Pas tërmetit të fuqishëm në Afganistan, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë dalë menjëherë në terren për t'i dhënë ndihmën e parë njerëzve të plagosur. Në pamje duket se mbërrijnë me helikopter dhe marrin disa të lënduar për t'i çuar drejt spitalit ku do të marrin ndihmën e parë mjekësore.