Tërmet 6.6 ballë në Izmir/ 17 viktima (2 në Greqi) e mbi 700 të plagosur! Nxirren gjallë nga rrënojat mbi 70 persona! Një qytetezë 'e pushtuar' nga uji (VIDEO)

Një tërmet i rëndë ka goditur sot Turqinë dhe Greqinë. Në Turqi lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa. Deri në këto momente raportohet një bilanc tragjik me 17 viktima dhe mbi 700 të plagosur.

Qendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, AFAD njoftoi intensitetin e tërmetit si 6.6, ballë

VIDEO-Pasojat e tërmetit në Samos, Greqi

 

Këshilli i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave deklaroi se tërmeti ishte 6.6 i shkallës rihter dhe epiqendra e tij Deti Egje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:35
Tërmeti në Turqi/ Shkon në 17 numri i viktimave

Shkon në 17 numri i viktimave në Izmir të Turqisë. Dy trupa të pajetë u nxorën nga gërmadhat.

Ora 20:53
Turqi/ Pamje me dron të pallateve të shembura nga tërmeti! Vijon kërkimi i personave të bllokuar nën rrënoja

Në Izmir të Turqisë vijojnë ende operacionet e shpëtim-kërkimit për personat që kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e pallateve të shembura.

Këto janë pamje të filmuara me dron ku paraqitet dhe situata shkatërruese që kanë lënë pas lëkundjet të magnitudës 6.6 të shkallës Rihter.

Deri më tani, janë regjistruar 13 viktima në Izmir dhe 2 viktima në Samos në Greqi ku gjithashtu janë ndjerë lëkundjet.

Ora 18:37
Tërmeti në Turqi, 13 viktima dhe 438 të plagosur

Arrin në 13 numri i viktimave në Izmir të Turqisë para pak minutash, trupat e kërkim shpëtimit nxorrën edhe një personat të cilën ngleur nën gërmadha. Ndërkohë që janë 438 të plagosur.

Misionet e kërkim shpëtimit vazhojnë në 17 ndërtesa të shembura. 

Ora 18:04
  Erdogan: Kemi mobilizuar të gjitha mjetet e nevojshme për të shpëtuar personat nën rrënoja

Presidenti turk Rexhep Taip Erdoğan shprehu edhe njëherë keqarrdhjen dhe dhimbjen e popullit turk për jetë e humbura në tërmetin e sotëm. 
Erdogan tha se "Numri i viktimave ka arritur tanimë në 12. Numri i të plagosurve ishte në 438. Midis tyre, 5 nga shtetasit tanë në momentin që flasim po luftojnë me vdekjen në operacione. 8 të tjerë janë  në kujdes intensiv" . 

Presidenti  i Turqisë tha se shteti i ka mobilizuar të gjitha mjetet e nevojshme për të shpëtuar qytetarët të cilët ende gjenden nën rrënoja. 

 "Ne mobilizuam të gjitha mjetet që përpjekjet e shpëtimit të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur." tha ai. 

Në vend raportohet se numri i viktimave ka arritur në 12 ndërsa 438 ai i të plagosurve. 
 

Ora 18:03
BE dhe NATO ofrojnë ndihmë për Turqinë dhe Greqinë pas tërmetit që goditi vendet . Franca po ashtu ka ofruar ndihmë.

BE dhe NATO ofruan ndihmë për Turqinë dhe Greqinë ndërsa një tërmet me fuqi 6.6  ballë tronditi rajonin e Egjeut.

"Jemi duke ndjekur nga afër zhvillimet e tërmetit të fortë që goditi Detin Egje pranë Greqisë dhe Turqisë. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë njerëzit e prekur. “ shkroi Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në Twitter.

Ka reaguar edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, gjithashtu për të treguar mbështetjen e saj.

"Ne po ndjekim nga afër situatën dhe jemi gati të ndihmojmë, në të gjitha mënyrat e mundshme", shkroi ajo.

Gjithashtu, sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se aleanca është e gatshme të ndihmojë "aleatët e saj Greqinë dhe Turqinë".

“Jam thellësisht i trishtuar nga lajmi i tërmetit në # Egje. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë të prekurit, ”tha Jens Stoltenberg në Twitter.

Edhe Franca ofroi ndihmë për të dyja vendet.

"Franca qëndron përkrah popujve turq dhe grekë për t'u përballur me këtë  dhimbje të tmerrshme. Nëse qeveritë e këtyre vendeve  kanë nevojë, ndihma franceze do të dërgohet menjëherë," shkroi Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin në Twitter.

Të paktën 12 persona në Turqi kanë humbur jetën, ndërsa 419  të tjerë pësuan lëndime ndërsa tërmeti tronditi rajonin e Egjeut, sipas agjencisë turke të menaxhimit të katastrofave.

 

Ora 17:48
12 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe 419 të plagosur

Vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit në Izmir, arrin në 12 numri i viktimave dhe 419 ai i të plagosurve. Re të mëdha pluhuri shihen në të gjitha ndërtesat. Misionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë në të njëjtën kohë në 17 ndërtesa të shembura. 

Ora 17:31
321 të plagosur nga tërmeti/ Dëshmia e të mbijetuarit “U hodha në sekondën e fundit, më pas pallati ra”!

Ka shkuar në 321 numri i personave të lënduar nga tërmeti në Izmir, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet në 17 ndërtesat e dëmtuara rëndë në zonë.  Deri tani janë raportuar 6 viktima në Izmir dhe dy të tjerë në ishullin grek të Samos.

Gjatë transmetimit live të CNN turk, u transmetuan edhe momentet e para të komunikimit me disa nga personat të cilët ende gjenden nën rrënoja.

Ndërkohë që në një dëshmi rrënqethëse Zeki Soysal, banor i qytetit Izmirit në një nga zonat më të goditura Bayrakli, tregoi sesi kishte arritur të shpëtonte nga ndërtesa e cila po shembej.

“U hodha jashtë në sekondën e fundit, e më pas pallati ra. Ishte një grua e moshuar në godinë, por e shpëtuam, arriti të dilte. Në godinën ngjitur me timen vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë njerëzit jashtë”, tha ai për CNN turk.

Ora 17:12
Tërmeti 'shkrin akujt' mes Turqisë dhe Greqisë, Mitsotakis telefonon Erdogan: Të gatshëm për t'ju ndihmuar

Sipas lajmeve të fundit, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogani ka zhvilluar një telefonatë me Kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotakis.
Kryeministri grek Mitsotakis telefonoi Presidentin turk për shkak të tërmetit që goditi rëndë Izmirin dhe disa ishuj grekë dhe ka shkaktuar të paktën 6 viktima në Turqi dhe 2 në Greqi dhe ka plagosur më shumë se 260 persona. Të dy homologët shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar njëri-tjetri nëse është e nevojshme.

Ora 16:47
6 viktima dhe 257 të plagosur vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

Sipas të dhënave të fundit të (AFAD në Turqi janë regjistruar të paktën 6 viktima dhe numri i të plagosurve ka arritur në 257.

Gjithashtu është deklaruar se  ka pasur 67 pas-tronditje, 13 prej të cilave ishin me madhësi 4, pas tërmetit të orës 14:51  me epiqendër në Seferihisar në Detin Egje.

Sipas informacionit të parë të marrë nga Qendra e Koordinimit të Fatkeqësive Shëndetësore, u deklarua se 6 shtetas humbën jetën, 1 prej tyre u mbyt, dhe 257 u plagosën, përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në 12 ndërtesa të shkatërruara dhe të dëmtuara në Izmir.

Në deklaratë, për të përmbushur nevojat urgjente për strehim, çadra, batanije, shtretër, jastëkë dhe grupe liri u dërguan në rajon dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke dërgoi 54 pjesëtarë të personelit, 22 vullnetarë, 17 automjete, 10,282 pajisje të cilat  mund t'u shërbenin 25,500 njerëzve.

Ministria e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale,  deklaroi se 5 milion lira ndihma urgjente u dërguan në rajon.

Ora 16:33
2 viktima në Samos nga tëmeti dhe 6 në Izmir

 Si pasojë e tërmetit 6.6 ballë në Samos njoftohet se kanë humbur jetën 2 persona, një 15 dhe një 17 vjeçare. Të paktën 8 persona janë të shtruar në spitale me dëme të shumta. 

Ndërkohë që në vend janë rregjistruar dëme të shumta dhe banesa të shumta janë rrënuar.

 

Ora 16:10
Tërmeti në Turqi/ Shkon në 6 numri i viktimave dhe 202 të plagosur

Sipas të dhënave të fundit është njoftuar se deri tani janë rregjistruar të paktën 6 viktima si pasojë e termetit të sotëm dhe 202 persona janë të lënduar. Në terren vazhdojnë ende kërkimet nën rrënoja, në të paktën 12 ndërtesa të shembura. AFA u bën thirrje qytetarëve të mos përdorin telefonin në nuk është e domosdoshme dhe po ashtu të shmangin lëvizjet. Deri tani rregjistrohen 67 pasgoditje. 

Ora 15:57
Video të reja dramatike nga tërmeti, rrugët e Seferisarit pushtohen nga uji pas cunamit

Të tjera video dramatike vijojnë të publikohen nga Turqia, pas tërmetit katastrofik me magnitudë 6.6 shkallë Rihter.  Video të publikuara nga qytetarët në rrjete sociale shfaqin rrugët e qytetit  Seferisar tek pushtohen nga uji,

Ndërkohë që autoritetet kompetente kanë lëshuar alarmin për një cunami tjetër të mundshëm dhe u kanë kërkuar qytetarëve të mos futen në banesat e tyre dhe nëse janë në afërsi të detit, të largohen sa më shumë nga zona.

 Një tjetër video në Izmir tregon momentet e tmerrit të shembjes së një ndërtese. Ndërsa një tjetër video tregon momentet e tmerrit brenda një marketi, ku shihet se nga goditja e fuqishme gjithçka rrëzohet.

Ora 15:37
Tërmeti në Turqi/ 31 pasgoditje, raportohet për 152 të plagosur

Vazhdojnë misionet e kërkim shpëtimit në Izmir, sipas të dhënave të fundit të siguruara në terren janë të paktë 152 të plagosur dhe të paktën 4 persona kanë humbur jetën. 

AFAD njofton se po vazhdojnë misionet e shpëttimit të paktën në 12 ndërtesa. Një nga problemet më të mëdha më të cilat po përballet vendi është mungesa e energjisë elektrike. 

Pas tërmetit të orës 14.51, kanë pasur edhe 31 pasgoditje, 13 prej të cilave ishin më shumë se 4 shkallë rihter. Më të goditur paraqitetet zona Barakli, ku rrugën 1593. 

Ora 15:18
Nxirren të gjallë nga rrënojat 70 persona! Shemben të paktën 20 ndërtesa

Nxirren nga rrënojat 70 persona, fatmirësisht me shenja jetë. Ndërkohë, në bilanci e fundit, autoritetet në Turqi raportojnë se aktualisht janë shembur të paktën 20 ndërtesa.

Ora 15:01
Bilanc tragjik nga tërmeti në Turqi, raportohen 4 viktima dhe 120 të plagosur

1604068992_1604068141termeti14.jpg

Bilanc tragjik është shënuar nga tërmeti 6.6 ballë që ka ndodhur sot në Turqi.

4 vdekje dhe 120 të plagur raportohen deri në këto momente nga mediet e huaja.

Ndërkohë nga ana e autoriteteve vijojnë kërkimet nën rrënojat e pallateve të shembura.

Ora 14:18
'Tërmet, tërmet'...shikoni sa të forta kanë qenë lëkundjet në Turqi (VIDEO)

Kjo video tregon se sa i fortë ka qenë tërmeti në Turqi. Ky i ri ka qenë duke luajtur video lojëra, kur ndihen lëkundje të forta. Siç shihet lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda.

Ora 14:09
Tërmeti 6.6 ballë në Turqi, njerëzit vrapojnë në ulërima (Video)

Këto pamje vijnë nga Turqia pasi tërmeti 6.6 ballë i shkallës Rihter i rënë pak më parë ka tronditur qytetarët.

Një prej qyteteve më të goditura është Izmiri. Kjo video e bërë nga qytetarët tregon kaosin që ka përfshirë qytetin me ndërtesa të shembura, ndërsa nga ana tjetër njerëzit vrapojnë në ulërima.

Ora 13:47
Tërmeti në Turqi/ Shemben 6 pallate në Izmir! Erdogan: Jemi pranë qytetarëve, do bëjmë të pamundurën që t'ju shpëtojmë

Janë shembur 6 ndërtesa të mëdha në Izmir si pasojë e tërmetit. Presidenti turk Erdogan shkruan "Jemi afër të gjithë qytetarëve, do bëjmë të pamundurën që t'i shpëtojmë ato". Nga ana tjetër, ministri i mjedisit Murat Kurum shtoi se "të gjitha ekipet janë nisur drejt zonës për të parë se si është situata".

/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 30/10/2020 20:06

    Tragjedi uroj sa me pak te lenduar ne njerez

    Përgjigju
  • Erik: 30/10/2020 16:05

    Uroj sa me pak deme ne njerez dhe prona, sherim te shpejte te lenduarve.

    Përgjigju
  • qafirit: 30/10/2020 15:42

    po te ne qe nuk po kerkonim nafte pse ra termeti

    Përgjigju
  • Qafiri: 30/10/2020 14:08

    Vazhdoni kerkimet per nafte me te gjitha metodat e mundshme dhe pa merak se nuk kemi pare gje akoma

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët