DURRËS- 1200 biznese kanë falimentuar apo kanë pezulluar aktivitetin në Durrës përgjatë vitit 2020. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Durrës Alban Isteri në një intervistë për Report Tv tregon shkaqet dhe vështirësitë që po kalon biznesi.
"Për shkak të tërmetit dhe pandemisë vetëm në 2020 kanë pezulluar aktivitetin 1200 biznese që i përkasin kategorive të vogla, sektori i turizmit, transportit të udhëtarëve", shprehet ai.
Për shkak të krizës 35 mijë punonjës në gjithë qarkun e Durrësit kanë dalë pa punë.
"80 për qind e bizneseve kanë ulje të fitimeve. Sipas të dhënave që kemi vetëm në 2020 është rritur numri i të papunëve me 35 mijë", shton Isteri.
Sektorët më të goditur kanë qenë bizneset e shërbimeve, turizmi, transporti,peshkimi dhe fasonët. Ndërkohë sektori i ndërtimit dhe i shëndetësisë kanë njohur rritje gjatë vitit që lamë pas.
"Sektori më të goditur, turizmi, transportit, peshkimit që lidhet në mënyrë direkte me turizmin dhe si pasojë ata s'kanë pasur ku të çojnë mallin", tha ai.
Dhoma e Tregtisë në Durrës ka përgatitur një plan të detajuar për rimëkëmbjen e bizneseve, ndërsa kërkon ndihmën e qeverisë.
"Do të ishte e udhës që qeveria të merrte nismën për një pakete të re rimëkëmbje, sidomos për biznesin e madh, pasi është i penalizuar", theksoi Isteri.
Ulja e kostot së prodhimit, ulja e taksave dhe çmimit të energjisë, parashihen si frymëmarrje për biznesin.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
16.2%
-
Të vogla
67.4%
-
Nuk e di
16.4%
Vota total: 907
Lajme të tjera
-
Të huajt hapin biznese në Vlorë, kryesojnë italianët! Drejtori i Tatimeve: Interesi u rrit 2 vitet e fundit, janë mbi 130 aktivitete të reja
17 Nëntor 2023, 15:34
-
Bizneset vendase e të huaja ankohen për mungesë punonjësish! Investitorët e huaj: Problem gjetja e stafit të kualifikuar
31 Tetor 2023, 18:46
-
Si u ‘prish’ takimi i kryeministrit me bizneset
4 Tetor 2023, 11:05
-
Ndërtuesit kërkojnë rishikimin e çmimeve të referencës! Rama u mbyll gojën: I shisni me 2 mijë euro e i deklaroni me 850?! Nuk mund të gënjeni shtetin pa mbarim, STOP
3 Tetor 2023, 10:30
-
Bizneset shqiptare në New York: Ajo që njihej si 'Italia e vogël', tani quhet 'Shqipëria e vogël'
17 Qershor 2023, 22:50
-
Pavarësisht emergjencës për punëtorë, bizneset ulen shpërblimet dhe bonuset për punonjësit me 2021
13 Mars 2023, 07:25
-
Sektorët ku sot fitohet më shumë, ku ia vlen të hapësh një biznes
16 Shkurt 2023, 08:01
-
Zbardhet vendimi/ 2-8 vite burg kush përhap infeksione pa e ditur, Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet në Kodin Penal, ndëshkim vetëm për përhapësit e sëmundjeve me dashje
18 Janar 2023, 21:35
-
Pezullohet rindërtimi i shtëpive individuale në Lezhë! Tërhiqet kompania, shkak rritja e kostos së ndërtimit
14 Janar 2023, 18:12
-
Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina: Sugjerojmë doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër COVID-19
30 Dhjetor 2022, 16:08
-
1 humbje jete dhe 23 raste të reja! Situata Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit
23 Dhjetor 2022, 20:40
-
Një humbje jete nga covid dhe tre raste të reja brenda 24 orëve të fundit
19 Dhjetor 2022, 19:56