Tërmeti /Mbrëmje solidariteti ‘Ti nuk do të jesh kurrë vetëm’, me të ardhurat do të rindërtohen shkollat (VIDEO)

Në këto ditë të vështira për Shqipërinë edhe për shumë familje shqiptare, pas tërmetit të datës 26 nëntor, Teatrit Kombëtar i Operës dhe Baletit organizoi mbrëmjen fondmbledhëse “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”. Përreth 2 orë orkestra nën dirigjimin e Edmond Dokos, korit edhe solistëve të këtij institucioni, në Parkun Olimpik në Tiranë, shoqëroi të gjithë ata që kishin vendosur të shprehin solidaritetin.

Mbrëmja do të çelej nga një  uverturë nga opera “La forca del destino” e Xhuzepe Verdit, për të sjellë në skenë “Ave Maria”-n e interpretuar nga mexosopranoja Vikena Kamenica.

Nuk munguan as fëmijët e shkollave 9-vjeçare në skenë, të cilët ndalën tek iniciativa “Kutia”, ku rrëfyen se si çdo fëmijë mund të shpreh edhe jap shembullin e tij, përmes bujarisë edhe mirësisë për bashkëmoshatarët. Nisëm kjo që u pasua më tej nga interpretimi i ndjerë i sopranos Eva Golemi.

Nuk munguan as mesazhet e donatorëve që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë kauzë, të cilët shprehën vendosmërinë e tyre, në atë çka do të bëjnë që të rimëkëmben të gjitha zonat që u prekën nga tërmeti. Mesazh ky, që do të pasohej edhe nga ai i ministres së Kulturës, Elva Margariti, e cila është njëkohësisht edhe koordinatorja e projektit të rindërtimit të dëmeve nga tërmeti.

“Tani që ato mijëra familje janë sistemuar në sistemime të përkohshme, plaga kërkon një shërim real që ne duam ta shërojmë shpejt, edhe në mënyrë shembullore, përmes një rindërtimi kuptimplotë dhe rindërtimi të gjithanshëm. Duam t’i kthejmë familjet e goditura në shtëpi më të mira se ato që kishin më parë, duam t’u japim më shumë mjedise dhe duam t’u japim mjedise më të mira se ato që fshiu tërmeti. Duam t’u japim zonave të prekura një cilësi më të mirë urbane dhe sociale, duke krijuar komunitete që rrezatojnë ambicien tonë për Shqipërinë që duam”, u shpreh ministrja Elva Margariti.

Mbrëmja fondmbledhëse  “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm” përpos qëllimit të saj, që me të ardhurat që do të mblidhen do të rindërtohen shkollat e dëmtuara nga tërmeti dha edhe një shembull, se si një skenë arti mund të shndërrojë në njerëz solidarë, në këtë fundvit, jo vetëm artistët.

v.d./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket i drejtë ndëshkimi deri në 15 vite burg për ata që thyejnë karantinën?

Komento