Një tërmet i fortë me magnitudë 4.8 ka rënë në orën 05:10 në Firence të Italisë. Epiqendra ka qenë 3 km në jug-perëndim të komunës së Marradi, në Mugello. Tronditja është ndjerë në Firence, por edhe në të gjithë rajonin dhe në Emilia-Romagna dhe Marche.
Mediat vendase raportojnë se nuk ka dëme materiale apo njerëz të lënduar, por mësohet se qindra qytetarë kanë dalë rrugë pas tërmetit dhe Mbrojtja Civile po ushton kontrolle.
“Ka shumë shqetësim, shumë njerëz në rrugë, por nuk raportohet për dëme të veçanta”, pohoi për Raineës24 kryebashkiaku i Marradit, Tommaso Triberti.
"Nuk ka dëme të konsiderueshme, ka pasur shumë frikë, me njerëz në rrugë. Kontrollet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, por nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme të veçanta", ka thënë kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile Fabrizio Curcio për Sky Tg24.
Si masë paraprake, sot në Marradi shkollat e të gjitha niveleve do të qëndrojnë të mbyllura. Presidenti i Rajonit Eugenio Giani shkroi në rrjetet sociale: "Për momentin nuk ka situata veçanërisht kritike. Kontrollet në ndërtesa dhe struktura do të vazhdojnë".
Probleme ka pasur edhe në rrjetin hekurudhor. Dy linja u ndërprenë, seksioni nga Pontassieve në Borgo San Lorenzo dhe midis Firences dhe Vaglias në drejtim të Faenza. Për më tepër, linja e shpejtësisë së lartë u devijua në itinerarin e vjetër të drejtpërdrejtë që kalon nga Prato.
Thirrje të shumta ka pasur në sallën e operative nga qytetarë të frikësuar. Raportimet për dëme janë duke u hetuar. Pasdite është planifikuar vizita e Presidentit të Republikës Sergio Mattarella në Forlì, për hapjen e vitit shkollor.

Epiqendra e tërmetit
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?
-
Rama
55.4%
-
Kurti
38.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 1955
Lajme të tjera
-
Aksidenti tragjik në Itali/ Identifikohen 21 viktimat, 9 prej tyre ukrainas! Mes tyre dhe një çift i sapomartuar, vajza shtatzënë ndërron jetë
4 Tetor, 22:41
-
U vra nga ish-partneri në Itali, funerali i Klodiana Vefës të shtunën në Shqipëri, hapet llogari bankare për dy fëmijët jetimë
4 Tetor, 22:34
-
Engjëll Agaçi nderohet si Kalorës i Meritës i Republikës nga presidenti Mattarella! Historia e panjohur e “eminencës gri” pranë Edi Ramës
4 Tetor, 18:38
-
Itali/ Autobusi ra nga mbikalimi, 21 viktima dhe 15 të plagosur! Mjeti ishte marrë me qira nga një grup turistësh! Në vendngjarje s’ka shenja frenimi (FOTO+VIDEO)
4 Tetor, 07:56
-
FOTO+VIDEO/ Itali, Autobusi bie nga mbikalimi në Mestre dhe përfshihet nga flakët! 21 viktima, mes tyre 1 fëmijë! 15 të plagosur, 5 në gjendje të rëndë
3 Tetor, 21:11
-
Itali/ Ra nga dritarja e katit të tretë të shtëpisë, 1-vjeçarja shqiptare në luftë për jetën
3 Tetor, 19:08
-
Nuk paguan faturën prej 8800 eurosh, çifti arratiset nga dasma luksoze ne Itali
3 Tetor, 18:37
-
Firence ndalon qiratë afatshkurtra në qendrën historike, ata që nuk respektojnë vendimin rrezikojnë gjobë deri në 5000 euro
3 Tetor, 15:45
-
‘Meloni, nuk je e mirëpritur në Torino’! Shoqërohet me tension protesta e studentëve në Itali! Kërkojnë ulje të çmimit të qirave
3 Tetor, 13:07
-
Papa sugjeron që Kisha Katolike mund të bekojë lidhjet mes personave të gjinisë së njëjtë
3 Tetor, 08:44
-
Vrasja e shqiptares nga burri në Itali, vajza: I thashë babait se dashuria s'është me detyrim! Mikja: E ndjente se do ta vriste, më tha ‘po më mbaron koha’
1 Tetor, 13:10
-
Procesi i regjistrimit, Balla takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Itali: Synimi i nismës, garantimi i së drejtës së votës
30 Shtator, 15:24