Tërmeti me viktima në Turqi, Cakaj: Jemi pranë vëllezërve tanë turq! Pacolli dhe Thaçi: Të gatshëm për të ndihmuar me kërkim-shpëtimet

Tërmeti me viktima në Turqi, Cakaj: Jemi pranë vëllezërve tanë turq! Pacolli dhe Thaçi: Të gatshëm për të ndihmuar me kërkim-shpëtimet

Shqipëria ka shprehur solidaritetin për Turqinë, për sa i përket pasojave të rënda pas tërmetit të mbrëmjen e djeshme në Elazig. Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Gent Cakaj shkruan se është thellësisht i shqetësuar për tërmetin që la pas shumë viktima në Turqinë lindore. Cakaj ka shtuar se në këto momente të vështira Shqipëria qëndron pranë Turqisë.

"I shqetësuar thellësisht për tërmetin e fundit në Turqi. Në këto momente të vështira ne jemi afër vëllezërve tanë turq të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë. Lutemi për Turqi" shkruan Cakaj në një reagim në rrjetet sociale.

Tërmeti në Turqi ka sjellë dhe reagimin e autoriteteve kosovare, ku të parët që kanë shprehur solidaritetin janë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri në detyrë Behgjet Pacolli.

“Zemrat tona u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të të plagosurve nga tërmeti që goditi Elazig. Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme operative, pasi qëndrojmë pranë njerëzve dhe qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike”, shprehet Thaçi.

Po ashtu, gatishmërinë e forcave për operacionin e kërkim-shpëtimit e ka shprehur dhe Behgjet Pacolli.

"Ne po ndjekim nga afër situatën e eathquake në Turqi. Shpresojmë dhe lutemi që të mos ketë viktima dhe mendimet tona janë me miqtë tanë turq në këto momente. Kosovat e Forcave të Sigurisë janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme për zonat e prekura."

Kujtojmë se Turqia ishte një ndër vendet e para që kanë ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit të rënë në Durrës më 26 nëntor ku la pas 51 viktima. Ndërkohë Turqia është zotuar që të ndërtojë 500 banesa në zonën e Laçit për të strehuar familjet e prekura nga tërmeti.


Lajmi kryesor:

Tërmeti në Turqi, reagon politika shqiptare, Rama: E trishtueshme fatkeqësia që ra mbi ta


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë