Tërmeti në Turqi/ Rama: Biseda telefonike mes Erdogan dhe Mitsotakis shpresë për të ardhmen e Europës! Meta: Do ju gjendemi pranë! Veliaj: Bëhuni të fortë

TIRANË- Solidarizim për viktimat e tërmetit të kësaj të premteje në Turqi e Greqi, shprehën edhe krerët më të lartë të politikës shqiptare.

Kryeministri Rama tha se ndjen trishtim dhe keqardhje për 2 vendet mike.

Edhe Presidenti Meta përmes  një postimi në rrjetet sociale tha se është i tronditur pas lajmit për lëkundjet e fuqishme sizmike në ishullin Grek, Samos dhe në Izmir, teksa garantoi mbështetjen e Shqipërisë.

Kryedemokrati Lulzim Basha shprehu solidaritet, duke e konsideruar një tragjedi të rëndë.

Më herët, Reaguan dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe Kreu i Kuvendit Gramoz ruçi.  Veliaj risolli në kujtesë tërmetin në Shqipëri dhe i bëri thirrje qytetarëve turq të bëhen të fortë, kurse Ruçi, iu  drejtua me telegram homologëve të tij në Turqi e Greqi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:05
Basha: Uroj që populli turk të gjejë forcë në përballimin e tragjedisë së rëndë

Një mesazh ngushëllimi për të prekurit nga tërmeti në Turqi e ka pasur edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

"Po ndjek me shqetësim të madh lajmet tronditëse nga Turqia. Ngushëllimet e mia më të thella janë për familjet e viktimave të tërmetit. Ju uroj shërim të plagosurve, forcë, kurajo dhe solidaritet me popullin dhe autoritetet e Turqisë në përballimin e kësaj tragjedie të rëndë", shkruan Basha.

Ora 17:59
Tërmeti në Turqi/ Rama: Lutje për viktimat! Biseda telefonike mes Erdogan dhe Mitsotakis dritë mirësie e shpresë për të ardhmen e Europës

1603098182_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tërmetin në Turqi. Ai ka shprehur ngushëllimet për familjarët, teksa ka komentuar edhe bisedën telefonike mes Erdogan dhe Mitsotakis. Një dritë mirësie dhe shpresë për të ardhmen e Europës, e ka konsideruar ai këtë bisedë telefonike.

"Trishtim e keqardhje për goditjen nga tërmeti në Turqi e Greqi dhe lutje për viktimat e solidaritet vëllazëror me familjet e tyre. Në këtë ditë kaq të zymtë, biseda mes udhëheqësve të dy vendeve një dritë mirësie mes të dy popujve dhe shprese për të nesërmen e vetë Europës", shkruan Rama.

Ora 15:25
Tërmeti, Ruçi: Jemi pranë qytetarëve turq, kjo goditje e natyrës nuk do gjunjëzojë fqinjët tanë


Pas tërmetit të fortë të ditës së sotme në Egje, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, u është drejtuar me telegram homologut të tij në Turqi, Mustafa Şentop, dhe në Greqi Constantine Tassoulas.

“Me tronditje mora lajmin për tërmetin shumë të fortë që goditi sot në mesditë Sanmosin, Izmirin dhe zonat perreth. Në këto çaste të rënda, Kuvendi i Shqipërisë dhe gjithë populli shqiptar, janë pranë popujve tanë miq e fqinj dhe shprehim dhimbjen e solidaritetin me qytetarët dhe familjarët e viktimave. Jam i bindur se kjo goditje e natyrës nuk do t’i gjunjëzojë fqinjët tanë, me të cilët kemi ndarë, ndajmë e do të ndajmë gëzimet dhe pasojat e fatkeqësive”, shkruan Ruçi.

Ora 15:08
Tërmeti, Veliaj: Lutjet tona u drejtohen miqve tanë në Izmir dhe Samos

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas tërmetit që preku Truqinë dhe Greqinë, duke shprehur solidaritet me popullin turk dhe atë grek.

Përmes një postimi, Veliaj thekson se lutjet tona u drejtohen miqve tanë në Izmir dhe Samos.

“Lutjet tona shkojnë për të gjithë miqtë tanë në Izmir dhe ishullin Samos. Tirana e njeh shumë mirë fuqinë shkatërruese të tërmeteve vdekjeprurës. Bëhuni të fortë,” shkruan Erion Veliaj.

Ora 14:45
Tërmeti në Turqi/ Meta: Shqipëria do t’u gjendet me të gjithë kapacitetet e mundshme të saj

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për tërmetin në Turqi, duke thënë se Shqipëria do t'i gjendet pranë me të gjitha kapacitetet e mundshme.

"Thellësisht i tronditur nga tërmeti që goditi këtë mesditë ishullin grek të Samosit dhe preku rëndë edhe qytetin e Izmirit.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në 4 shtete, më së shumti në Turqi e Greqi, por edhe në Bullgari deri edhe në Shqipëri.

Ky është një moment solidariteti njerëzor dhe reflektimi për t'u qëndruar pranë familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Turqisë dhe Greqisë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Unë dhe gjithë populli shqiptar u qëndron pranë popujve miq Turk dhe Grek, me urimin për të përballuar këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre.

Shqipëria do t’u gjendet pranë vendeve mike me të gjithë kapacitetet e mundshme të saj", tha Meta.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta grushte foltores: Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit

Meta grushte foltores: Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit