Tërmeti në Turqi, reagon politika shqiptare, Rama: E trishtueshme fatkeqësia që ra mbi ta

Tërmeti në Turqi, reagon politika shqiptare, Rama: E trishtueshme fatkeqësia që ra mbi ta

Politikanë shqiptarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjet e jetëve që shkaktoi tërmeti i mbrëmjes së djeshme në Elazig të Turqisë.

Tërmeti me magnitudë 6.8 dhe thellësi 6.7 km përveç viktimave la pas shumë godina të shkatërruara dhe mijëra persona të lënduar.

Ky nuk është tërmeti i parë që godet Turqinë, pasi një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë  6.0 goditi provincën Elazig në 2010 duke lënë pas 51 viktima.
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:42
Tërmeti në Turqi, Kryemadhi: Ne e dimë sa e rëndë është situata, Zoti qoftë me ju

1579172354_kryemadhi8.jpg
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duke folur rreth tërmetit të rëndë që goditi Turqinë mbrëmjen e djeshme është shprehur se e ka përjetuar me hidhërim të thellë. Kryemadhi ka shtuar se shqiptarët  më mirë se kushdo e dinë sa e rëndë është kjo situatë duke qëndruar pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre.

“Kam përjetuar me hidhërim dhe dhimbje të thellë tërmetin që goditin Turqinë dhe popullin turk. Ne më mirë se kushdo e dimë se sa e rëndë është kjo situatë ndaj jemi pranë familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre dhe ju shprehim ngushëllimin tonë të thellë. Uroj me gjithë zemër që operacionet e shpëtimit të jenë sa më të suksesshme për të pasur sa më shumë jetë të shpëtuara. Solidariteti ynë për popullin vëlla turk dhe qeverinë e Republikës se Turqisë është i pakufishëm në këto çaste tragjike. Zoti qoftë me ju!”, shkruan Kryemadhi.

Ora 11:40
Tërmeti në Turqi, Veliaj: E gjithë Tirana bashkohet me dhimbjen për humbjen e jetëve dhe të plagosurve

1579085219_veliaj.jpg
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetëve të pafajshme nga tërmeti i djeshëm në Turqi dhe ka shprehur solidarizimin e Tiranës me popullin turk.

“E gjithë Tirana bashkohet me dhimbjen për humbjen e jetëve dhe të plagosurve nga tërmeti në Turqi. Sapo lamë pas një tragjedi të ngjashme në vendin tonë në nëntor të 2019-ës. Lutemi për popullin e Turqisë! Bëhuni të fortë”, shkruan Veliaj.

Ora 10:16
Ruçi mesazh ngushëllimi për viktimat e tërmetit të Turqi: Mbështetje e solidaritet Presidentit Erdogan

1577567167_5d9b3ea12192druci.jpg
Kryetari i Kuvendit Ruçi,ka bërë një mesazh ngushëllimi për popullin turk dhe Presidentit Erdogan, pas tërmetit tragjik që la pas shumë viktima.

"Ngushëllojmë dhe ndajmë dhimbjen me popullin turk dhe familjet e viktimave. Mbështetje, kurajo e shërim të shpejtë të lënduarve. Mbështetje e solidaritet Presidentit Erdogan. Goditjet e natyrës përballohen bashkarisht" tha Ruçi.

Ora 09:22
Ngushëllime dhe lutje, Basha mesazh pas tërmetit shkatërrues në Turqi

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, shprehu ngushëllimet për viktimat e tërmetit në Turqi, i cili ka shkaktuar, deri tani, mbi 20 viktima dhe ka shkatërruar shumë banesa.  Në një postim në Twitter, Basha shprehet “Ngushëllimet e mia më të thella për popullin turk dhe Presidentin Erdogan për viktimat e tërmetit. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave. U urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe shprehim solidaritetin me popullin e Turqisë”- shkruan kreu i opozitës.

Ora 08:47
Tërmeti në Turqi, Meta: Jemi në krah të Turqisë mike

1579788330_metaaa.jpg
Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për viktimat e shkaktuara nga tërmeti i rënë mbrëmjen e djeshme.

Teksa lutet që mos të ketë më jetë të humbura, kreu i shtetit shqiptar iu uroi shërim të shpejt personave të lënduar. Ndër të tjera Mata theksoi se në këto momente të vështira, populli shqiptar është në krah të Turqisë mike.

“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik. Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh. Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë. Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike!”, shkruan Meta në Facebook.

Ora 00:44
Tërmeti i fuqishëm në Turqi, Rama: E trishtueshme fatkeqësia që ra mbi ta, i lutemi Zotit t'iu jap forcë për të përballuar tragjedinë

1579910737_1579872988ramamiku.jpg
Shqipëria ka shprehur solidaritetin për Turqinë, për sa i përket pasojave të rënda pas tërmetit të mbrëmjes së djeshme në Elazig. Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsa i përket tërmetit 6.8 ballë që goditi Turqinë mbrëmjen e sotme duke e quajtur ngjarjen trishtuese. Përmes një mesazhi në Twitter, Rama shpreh mbështetjen e tij ndaj popullit turk në këto momente të vështira.

Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura! I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit Erdogan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi”, shkruan Rama.

Ora 22:51
Xhaçka: Ndajmë me miqtë tanë dhimbjen e çdo shqiptari

1575019663_oltaxhacka.jpg
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit tragjik në të rënë në Turqi ku la pas disa viktima. Xhaçka kujton solidaritetin dhe ndihmën e popullit turk kur Shqipëria po kalonte të njëjtën situatë tragjedie ndërsa për situatën e ka cilësuar si të tmerrshme.

“Me mendje e me zemër pranë popullit turk në këto momente tragjedie. Ndajmë me miqtë tanë dhimbjen e çdo shqiptari që nuk mund të harrojë solidaritetin e ndihmën e pakursyer që populli turk na dha në të njëjtën situatë tragjedie. Lutem për sa më pak viktima e të lënduar, nga kjo ngjarje e tmerrshme”, shkruan ministrja Xhaçka.

Ora 22:17
Tërmeti me viktima në Turqi, Cakaj: Jemi pranë vëllezërve tanë turq! Pacolli dhe Thaçi: Të gatshëm për të ndihmuar me kërkim-shpëtimet

Shqipëria ka shprehur solidaritetin për Turqinë, për sa i përket pasojave të rënda pas tërmetit të mbrëmjen e djeshme në Elazig. Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Gent Cakaj shkruan se është thellësisht i shqetësuar për tërmetin që la pas shumë viktima në Turqinë lindore. Cakaj ka shtuar se në këto momente të vështira Shqipëria qëndron pranë Turqisë.

"I shqetësuar thellësisht për tërmetin e fundit në Turqi. Në këto momente të vështira ne jemi afër vëllezërve tanë turq të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë. Lutemi për Turqi" shkruan Cakaj në një reagim në rrjetet sociale.

Tërmeti në Turqi ka sjellë dhe reagimin e autoriteteve kosovare, ku të parët që kanë shprehur solidaritetin janë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri në detyrë Behgjet Pacolli.

“Zemrat tona u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të të plagosurve nga tërmeti që goditi Elazig. Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme operative, pasi qëndrojmë pranë njerëzve dhe qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike”, shprehet Thaçi.

Po ashtu, gatishmërinë e forcave për operacionin e kërkim-shpëtimit e ka shprehur dhe Behgjet Pacolli.

"Ne po ndjekim nga afër situatën e eathquake në Turqi. Shpresojmë dhe lutemi që të mos ketë viktima dhe mendimet tona janë me miqtë tanë turq në këto momente. Kosovat e Forcave të Sigurisë janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme për zonat e prekura."

Kujtojmë se Turqia ishte një ndër vendet e para që kanë ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit të rënë në Durrës më 26 nëntor ku la pas 51 viktima. Ndërkohë Turqia është zotuar që të ndërtojë 500 banesa në zonën e Laçit për të strehuar familjet e prekura nga tërmeti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anadollak: 25/01/2020 12:18

    Miqe mund ti konsideroshe ,se na Kane ndimuar..Por jo vellezer ho Kinez i vogel ..Mos na i prishe Anafalbetin e dashur dhe te hembel Gjuhen Shqipe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve