Tërmeti, psikologia rrëfen gjendjen emocionale të të mbijetuarve! Disa këshilla si të menaxhoni ankthin post tërmet (VIDEO)

Situatë e ngarkuar në aspektin psikoemocional të çdo të mbijetuari që kam takuar në Thumanë”, kështu shprehet në emisionin “Rreze Dielli” psikologia Oriola Plaku, e cila ka biseduar me disa nga personat që kanë përjetuar dramën e disa ditëve më parë.

Ajo shprehet se fëmijët kanë qenë më të ndjeshmit, perceptimet për jetën të të cilëve janë të deformuara dhe është i nevojshëm suporti i vazhdueshëm i prindërve ndaj tyre.

Tërmeti është një fenomen që nuk mund të parandalohet, por mënyra sesi duhet të menaxhohet ka shumë rëndësi. Fëmijët duhet të shohin siguri te të rriturit, del e nevojshme të ketë suport të vazhdueshmëm ndaj tyre. Fëmija pret të shohë një person të patraumatizuar.” shprehet psikologia.

Por si mund ta menaxhojmë ankthin pas tërmetit? Oriola Plaku thotë se është e rëndësishme të bëhet një komunikim me psikologun dhe rekomandon disa metoda me anë të së cilave mund të qetësojmë gjendjen psikologjike pas tërmetit.  

Takoni një ekspert nëse keni probleme të ankthit, një psikolog, bisedoni për gjërat që ju shqetësojnë, nuk rekomandohet marrja e ilaceve pasi mund të shkaktojë varësi psikologjike. Meditimi, teknikat e frymëmarrjes, ecja në natyrë janë disa gjëra që duhet të bëni për të menaxhuar ankthin post tërmet. Duhet të frekuentoni vende që juve ju pëlqejnë të shkoni, ta ndani me të tjerët ndjesinë tuaj” shprehet në “Rreze Dielli” psikologia Oriola Plaku.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rritje graduale temperaturash dhe diell, parashikimi i motit për sot

Rritje graduale temperaturash dhe diell, parashikimi i motit për sot