Rama: Fatura e parë për dëmet e tërmetit më 16 dhjetor! Ndërtuesit të japin 3% të sipërfaqeve për nevoja sociale(VIDEO)

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se brenda datës 16 dhjetor do të jetë gati fatura e parë paraprake për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit, pasi raporti final pritet që të dalë në fund të janarit të 2020. Në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Shpëtimit, kreu i qeverisë dha shifra zyrtare të dëmeve të shkaktuara nga lëkundja shkatërruese teksa beri disa propozime për ta kaluar sa më lehtë situatën post-tërmet, por edhe për t'u paraprirë atyre.

Së pari, Rama tha se do u kërkohet ndërtuesve që 3% të hapësirave të dhurohen për nevoja sociale. Së dyti, sigurimi i banesave do të bëhet i detyrueshëm dhe së treti të prekurit nga tërmeti do të qëndrojnë në shtëpi me qira deri në maj të viti 2021, që do të thotë ky është afati deri kur priten që të ndërtohen lagjet e reja ku do të bëhet strehimi i tyre.

E pranishme në këtë mbledhje të dytë ishte edhe inxhinierja Luljeta Bozo, e cila e cila kërkoi një organizim deri në perfeksion. Ndër të tjera, duke u ndalur tek dëmet në banesat private ajo propozoi që një pjesë e shpenzimeve për rindërtim të paguhet nga vetë pronari, por Rama tha se nuk është momenti për të bërë një kërkesë të tillë. Në vazhdimësi të këtij propozimi, shefi i ekzekutivit paralajmëroi se kjo do jetë hera e fundit që shteti do paguajë për ta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:10
Meçe ngre alarmin para Ramës: Do zhduken lagje të tëra në Shijak! Ndërtesat duken të bukura, por janë të shkatërruara

Inxhinieri Arben Meçe ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nëse nuk merren masat, në lëkundje tjetër tërmeti do ta shfarosë Shijakun. Në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit të zhvilluar pasditen e kësaj të hëne, Meçe tha se ka objekte që në pamje të parë duken shumë të bukura, por nga ekspertiza kanë rezultuar të shkatërruara.

“Duhet të vini në Shijak. Pse po e them. Është nga qytetet më të qeta dhe më të shkatërruara. Të paktën këto ditë që po konstatojmë objekte që duken shumë bukur por janë të shkatërruara.  Në Shijak do shihni lagje të tëra që do shfarosen, do shfarosen vërtet. Shpirti i atyre njerëzve, është një grup teknikësh atje së bashku me kryebashkiakun që janë heronj, janë heronj", tha Meçe, teksa iu përgjigj kryeministri i cili i tha se ka qenë dhe do të vazhdojë të shkojë në Shijak, për të parandaluar një tragjedi tjetër.  

Ora 17:07
Rama i përgjigjet propozimit të Bozos: Hera e fundit që shteti do paguajë për pronarët e banesave! Sigurimi i banesave i detyrueshëm

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas kësaj fatkeqësie natyrore, sigurimi i banesave duhet të bëhet me detyrim. Në përgjigje të propozimit të inxhinieres Luljeta Bozo që pronarët e banesa private të paguajnë gjysmën e fondeve, Rama tha se nuk është dakord, por theksoi se duhet t'u bëhet e qartë që kjo është hera e fundit që shteti paguan për ta.

"S'u kërkojmë dot njerëzve që duhet të paguajmë, por duhet ta bëjëmë të qartë që kjo është hera e fundit. Sigurimi të bëhet i detyrueshëm", tha Rama.

Ora 16:57
Rama u dha 2 mln lekë,inxhinierja: Për shtëpitë private të kontribuojnë edhe vetë pronarët! Administrata të mos jetë aq burokratike

Inxhinierja Luljeta Bozo ka evidentuar disa nga problematikat që shtetit duhet t'i shmang gjatë planit për rindërtimin e vendit për periudhën pas tërmet.

"Kam disa probleme. Kemi një evidentim, që mund të ndryshoj shumë pak, sidomos në zonat rurale. Cilat janë ato godina që janë shembur fare dhe njerëzit janë në çadra, cilat janë ato që kanë dëmtime të lehta, duhet të specifikohet që të dimë se sa punë kemi për të bërë dhe duhet bërë brenda një kohe shumë të shkurtër. Brenda një jave duhet ta kemi këtë panoramim. Pas kësaj, duhet bërë një plan organizimi, nga njësia vendore ta organizojë punën se si të fillojë me strehimin e banorëve, nga ato që janë në qiell të hapur dhe të jepet një afat, afati është shumë i rëndësishëm. Që çdo gjë të jetë shumë e qartë. Kur janë tre-katër kurora në një shtëpi, sa shtëpi do t'u bëhet atyre. Problemi i fondit për banesat private, shteti, por të jap fond dhe individi. Asnjë komunë nuk duhet të pranojë një rindërtim pa projekt, është e pamundur. Administrata të jetë më operative, nuk duhet të punojë më me ritmin që ka punuar më herët", tha Bozo.

Ora 16:50
Gjinushi: Ndërtimet e reja sipas standardit europian, ASH gati të bëjë rolin e organizatorit

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka vënë theksin tek garantimi i ndërtimeve të reja sipas standardeve Europiane dhe u shpreh i gatshëm që institucioni që ai drejton të bëjë rolin e organizatorit.

"Garantimi që ndërtimet, studimet që bëhen për sizmologjinë apo gjeologjinë të zbatohen kodet Europiane. Studimet për këtë ekzistojnë si nga pikëpamja sizmologjisë dhe gjeologjisë dhe vlerësoj që këtë detyrë mund ta marrë ASH. Ne jemi gati të luajnë rolin e organizuesit, madje të ngremë një strukturë të posaçme të përkohshme, për të bërë një konferencë rajonale për këtë çështje. Por të saktësohen hartat sizmologjike për të ardhmen sepse Shqipëria rezulton që është një zonë me mesatare sizmologjike. Janë disa vatra ku rrezikshmëria është deri në 9 ballë. Për të tëra këto që të mos të ndodhemi përpara befasive, ne mund ta kryejmë këtë rol", tha Gjinushi.  

Ora 16:43
Rama: Ndërtuesit të japin 3% të sipërfaqeve për nevoja sociale

 

Kryeministri Edi Rama tha se ndërtuesit shqiptarë duhet të japin 3% të sipërfaqes për nevoja sociale.

"Rama tha se ndërtuesit shqiptarë duhet të japin 3% të sipërfaqes për nevoja sociale, çka mund të shërbejë edhe për të pastrehët nga tërmeti.Vetëm në Tiranë kemi 15 mijë metra katror, sikur me 100 metra katror shtëpia, i bie që strehohen 150 familje”, tha Rama.

Ora 16:31
Rama: Të prekurit nga tërmeti shtëpi me qira deri në maj të 2021

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka persona të cilët po shkatërrojnë shtëpitë e tyre me qëllim që të bëhen pjesë e paketës së rindërtimit të shtëpi, teksa ua bëri të qartë që për këtë po tregohet shumë kujdes. Kreu i qeverisë bëri me dije gjithashtu që të prekurit nga tërmeti do të qëndrojnë në shtëpi me qira deri në maj të vitit 2021, që do të thotë ky është afati deri kur priten që të ndërtohen lagjet e reja ku do të bëhet strehimi i tyre.

"Po i bien murit me varre se thonë do na bëjnë shtëpi të re. Shqipëria ka banesa që janë në situatë kritike më shumë se kaq. Programi bëhet për ata që kanë humbur strehën ose rrezikojnë jetën nga banesa e tyre. Këto janë shtëpi pak a shumë dhe ne vijomë regjistrimin të atyre banesave që nuk i kemi bërë ende, ose regjistrimin e atyre që janë bërë pa të drejtë. Për qiratë, Bashkitë duhet të bëjnë kontratën që mos të vijnë dhe të thojnë "kemi rritur qiranë" dhe kontratën e garancisë që deri në maj 2021 marrim përsipër strehimin tënd", tha Rama.

Ora 16:19
Rama: Në 16 Dhjetor raporti i parë për dëmet nga tërmeti tragjik

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në datë 16 dhjetor do të kemi raportin e parë për dëmet, që do të jetë paraprak, pasi finali pritet që të dalë në fund të janarit të 2020 për të shkuar në konferencën e donatorëve. "Nuk ka ende nuk raport paraprak të dëmeve përfundimtare. Një grup me ne Bankën Botërore dhe OKB është duke punuar, në 16 dhjetor synohet të dalë raporti i parë paraprak. Do të ketë një raport paraprak, një të dytë dhe një final në fund të muajit janar për t'i hapur rrugë konferencës së donatorëve" tha ai.

Ora 16:19
Rama: Kemi gati draftin e ligjit special të rindërtimit! Aplikacion për transparencën

Qeveria ka gati draftin e ligjit special të rindërtimit, ndërsa po përgatitet edhe aplikacioni për transparencën. "Po punojmë për një aplikacion për transparencën dhe besoj që në mbledhjen e ardhshme pas një jave do të prezantojmë. Kur të mblidhet komiteti do të prezantojmë. Këtu ka disa shpjegime për aplikacionin. Po përgatitet ligji special për rindërtimin për të krijuar një kuadër ekskluziv për të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me rindërtimin. Një draft të parë e kemi gati, po bashkëpunojmë me komisionin e ligjeve për ta cuar drejt miratimit. Këtu kemi se cfarë përfshin; banesa të reja, për rindërtim, rindërtimi i të shemburave, rimëkëmbja ekonomike, banesat nga donatorët. Kemi 386 dosje projektesh për rindërtim. Dosje për fondacionet dhe donatorët për të shkuar në mënyrë të organizuar" tha ai.

Ora 16:15
Tërmeti/ Rama bën bilancin paraprak të dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit

1575903818_RAM44.jpg

Mbahet mbledhja e dytë e Komitetit Kombëtar të Shpëtimit.  Kryeministri Edi Rama ka dhënë shifra zyrtare sa i përket situatës pas tërmetit.

"Situata aktuale, kemi një hartë të zonave të prekura, me dëmet sipas shkallëve të përcaktuara nga ekspertët, por ende më duhet ta them që të dhënat nuk janë definitive sepse janë në përditësim të vazhdueshëm.

Të dhënat në objekte

261 pallate të dëmtuara rëndë dhe të pabanueshme në momentin aktual;

2237 banesa individuale të dëmtuara rëndë dhe të pabanueshme;

851 pallate me dëmtime të  konsideruara të mesme apo të lehta;

4618 banesa më dëmtime të konsideruara të mesme apo të lehta.

Tek pallatet e dëmtuara rëndë, apo të pabanueshme po bëhet një punë specifike  për të përcaktuar shkallën e rrezikut. Sipas grupeve të ekspertëve të huaj, sot ishim në një pjesë të kohës me ekspertë të ardhur nga Izraeli, ata kanë dhe një pajisje shumë të sofistikuar të teknologjisë së lartë që radiografojnë godinat në mënyrë digjitale, verifikon qëndrueshmërinë e skeletit. Në pjesë e këtyre pallateve janë me struktura të padëmtuara dhe me dëme të renda, por të rikuperueshme.

Është bërë një numër i madh konstatimesh. Të dhënat janë dinamike. Vazhdojnë konstatimet dhe do të përditësohen ditë pas dite.

Qarku i Tiranës me:

729 konstatime teknike në pallate;

7060 konstatime teknike në banesa.

 Qarku i Durrësit me:

5767 objekte të inspektuara nga të cilat objekte për t’u shembur sot që flasim 438;

2353 objekte të pabanueshme;

2976 objekte të tjera.

 Qarku i Lezhës me:

1588 njësi me banimi me dëme të konsiderueshme;

740 me dëme të mesme;

1560 me dëme të lehta.

Objektet shëndetësore për fat të mirë janë të gjitha me dëme të riparueshme; 8 spitale me dëme të mesme, por të riparueshme; 2 spitale me dëme të lehta; Vetëm 2 qendra shëndetësore jashtë funksionit dhe 12 të tjera që janë të riparueshme

Tek shkollat kemi 36 objekte me dëme të renda.

Meqë jemi tek shkollat, dua të gjej rastin për ta përsëritur  lidhur me shkollën “Emin Duraku”, që është kthyer në një objekt gjallërie mediatike, që inspektimet janë bërë e madje më shumë se një inspektim. Situata është e qatë dhe porositë janë të qarta. Ka një pjesë të shkollës që është krejtësisht e përdorshme dhe për janë pjesë tjetër, që është një objekt i kohëve të mëparshme është dhënë porosia që nuk duhet të përdoret. Të tjerat janë spekulime.

Kemi disa objekte që kërkojnë ndërhyrje urgjente në institucionet e drejtësisë.

Kemi monumente kulture të rrezikuara seriozisht 19; 24 me dëme që i bëjnë përkohësisht të papërdorshme; 155 të tjera mund të vazhdojnë të përdoren sepse nuk paraqesin asnjë rrezik, por kërkojnë restaurim.

Raporti i përgjigjes së parë

Sot që flasim, në terren janë 500 inxhinierë, shifër e rrumbullakosur kjo, sepse varion numri, shtohen dhe ulen  brenda kësaj mesatareje, sipas mundësive dhe disponsibiliteteve

Janë 81 ekspertë nga 11 vende të huaja.

Me zonën urbane të Tiranës kemi mbyllur përfundimisht procesin e sistemimit  në shtëpi me qera.

Jemi duke kompletuar nevojat për çadra të dimrit në zonën rurale.

Akomodimi në hotele i qytetarëve që kanë humbur banesat në zonën Durrësit dhe të Lezhës është kryer.

Pastrimi i territorit nga inertet po vazhdon.

Përfitimet financiare për familjet e prekura me viktima janë vendosur.

Mbyllet brenda kësaj jave, dhurimi i apartamenteve për të gjitha familjet me viktima, sipas vendimit të qeverisë", tha Rama. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arseni: 11/12/2019 10:09

    Z.RAMA merre znj.bozo ne kryeministri si keshilltare per te pakten 5 vjet,,te mbuloje ministrine e infrastruktures,,ajo balluku nuk i di mire punet,,znj.luljeta eshte eksperte,,mjaft te shikoje sesi e shihnin ministrat kunguj socialiste bozon ,,e kuptoje se sa poshte qendrojne ministrat para bozos,,kur bozo fliste e shikonin si gomari abetaren,,..mund ta besh dhe zv.kryeministre,,brace eshte krejt i pavlere,,po ashtu spiropali,,denaj,shahini,,manastirliu duhet te largohen,,duhen ndyshime ne kabinet me profesionaliste per cdo fushe,,edhe ate hysenlliun duhet ta shkarkosh dhe,dergosh per gjykim,,ose atehere je ti edi rama vrasesi i 24 veteve ne thumane,,ai ishte pallat i demtuar nga termeti shtatorit,,dikush duhet te mbaje pergjegjsi,,por pergjegjes kryesor jeni ju edi rama sepse keni ndertuar nje shtet njesoj si te tjeret ,, korruptiv me lejet e ndertimit,pa care koken per sigurine e jetes,,mireqenien e popullsise,,shtimin e te ardhurave,,ushqimin,strehen,punesimin,ju edi jeni interesuar per punen tuaj,pasurimin tuaj,sigurine tuaj,,qeveria kete pune ka? Duhet te marresh nje zv.kryeminister qe te kete mbaruar harvardin ne ekonomi,,,ndryshe jemi te pashprese.....e zoti na ruajte..

    Përgjigju
  • Perikliu: 09/12/2019 23:09

    Nuk paguan shteti thote. Hemmmmm. Po cfare eshte shteti?! Kompania private e KM te radhes ?! Jo de jo. Shteti eshte nje organizem te cilet Ne populli me kushtetute kemi deleguar pushtetin tone ne menyre qe te mireqeverisemi. Ndaj dhe kemi vendosur nje sistem me zgjedhje. Ndaj dhe paguajme taksa e tatime. Qe Shteti te na sherbeje. Ky vertete qe mesues vizatimi eshte dhe normal qe nga pikpamja e intelektit eshte i manget. Sidomos ne punet e kuptimit te shtetit dhe popullit. Por mos na beje budalla. Ore te dale ndonje qe merr vesh nga ligji, si z. Ngjela e te lektoje zoterine apo qeverine. Se nga sa duket as qe e kane haberin pse ekziston qeveria ne nje shtet demokratik.

    Përgjigju
  • zana: 09/12/2019 18:58

    VENDOS ZNJ,BOZO NE KRYE TE KOMITETIT TE JASHTZAKONSHEM PER RINDERTIM ,,,,SE TI Z RAMA NUK E KE HABERIN NGA EKONOMIA,,,E KE MBUSHUR KABINETIN ME KURVA,,NE VEND QE TE FUSJE PERSONA TE AFTE DHE ME INTEGRITET SI ZNJ,BOZO,,,TE HENGERT MORTJA KUR S'TE HENGRI....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?