'Territorialja' 'ndez' debate në 'Pa Protokoll', Mziu: Jemi të fundit në rajon në buxhetin në raport me GDP-në! Llatja: Është më mirë pas 8 vitesh

Me debate është shoqëruar tematika e reformës territoriale në emisionin 'Pa protokoll' në Report Tv me gazetaren Anduela Ndreu. Për deputetin Xhelal Mziu në këto 8 vite nuk ka patur një progres, madje problematika më e madhe ka qenë në aspektin e proporcionalitetit, ku sipas tij nuk ka një ndarje konkrete në qarqe. Një deklaratë kjo që mori kundërshti nga Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja.

'Në thelb pushteti vendor nuk ka pjesën gjeografike ka demokracinë e saj centralizimin ose më e saktë heqjen dorë nga kompetencat e qeverisë, pra decentralizmi. Është një integral që pjesa e ndarjes gjeografike të territorit është pak nga ajo çfarë kërkohet. Mazhoranca ta kuptojmë qëllimin që nuk është në aspektin territorial po r të kemi një pushtet të pavarura. Nëse mazhoranca ka vullnetin jam i sigurt do të arrijmë një proces një produkt.'- Mziu deputet i PD-së

Ndërsa për eksperten e propozuar nga PS-së reforma ka nevojë për korrigjime cilësore.

'Kjo reformë ka dhënë impaktin e vet, çdo reformë ka nevojë për korrigjime. Çdo reformë do 10 vote që të shkojë aty ku duhet që të jetë e qëndrueshme. Mendoj se fjala e ekspertëve të jetë e para dhe vendimmarrja të jete politike.' -Adelina Farrici.

Llatja ndërkohë ka shtuar se reforma ka pasur probleme të mëdha përpara 8 viteve

' Mos të harrojmë problemet që ka pasur reforma para 8 vitesh.'- tha Llatja.  

Sioas Mziut Shqipëria mbetet e fundit në rajon në buxhetin e shteti në raort me GDP-në. 

'Kam patur mundësi  ti shoh të dyja, unë po them kush ishin kauzat në 2014 që kryeministri dhe qeveria u mor. Rriti ekonominë e shkallës, në fakt nuk kishte ndonjë referencë, unë di të them që Italia e Franca që të dyja kanë një numër shkallë më të vogël në Shqipëri. Pra nuk është argument. Nuk pati një proporcionaliteti drejtë në Shqipëri, psh Gjirokatra dhe Lezha. Lezha është 2 herë më shumë në popullsi se Gjirokastra ka më shumë njësi sesa në Lezhë. Kjo ka ndikuar negativisht. Dibra ka patur 15 njësi vendore tani ka 1, ka sipërfaqen me të madhe dhe Dibra me 1 dhe Gjrokastra ka 3. Shqipëria dhe në kohën e PD dhe pas 2013 vazhdojmë të jemi të fundit në rajon në buxhetin e shtetit në raport me GDP, ndërkohë që vendet e rajonit janë 2 herë më shumë.' tha Mziu.

Për kryetarin e bashkisë së Elbasanit pika e përbashkët e diskutimit bie te nevoja për decentralizim një pohim që është shoqëruar me replika në panel me deputetin e PD-së, Xhelal Mziu i cili iu drejtua me ironi nëse arrinte të thoshte një kompetencë.

Pjesë nga diskutimi:

Llatja: Biem dakord të decentralizohet, kemi nisur proces për decentralizmin. Si kryetar bashkie kërkojmë më shumë fonde për kompetenca të deleguara.

Mziu: Me thuaj një kompetencë

Llatja; Zjarrfikëset

Mziu: Kompetencë?

Llatja: Strategjia për decentralizimin kërkojnë një strategji të re të përfshihen të gjitha shërbimet që duhet të hartohen. Kur është miratuar ajo reformë nuk janë diskutuar në parlament janë diskutuar në emisione dhe ky është një ndër problemet e kësaj. Është e vërtetë që rajoni ka më shumë mbështetje nga qeveria në fonde. Është më mirë pas 8 vitesh. Kjo ka sjellë në një efikasitet më të madh. Sa i përket shërbimit absolutisht nuk është procesi i demokracisë të drejtpërdrejtë vetëm takimi me kryetarin.

Ka bashki aty ku ka dhe bashki të mëdha dhe bashki të vogla. Siç janë disa Pusteci që ka një minoritet të Maqedonisë së Veriut, apo Konispoli apo bashki të tjera Finiqi... por kanë identitetit e tyre, nuk e mohojmë dot.'

Mziu: Po Golloborda 3 herë më shumë... Goloborda ka 3 herë më shumë se Pusteci

Llatja: Golloborda është një koncept. T çdo diskutim që bën se çon deri në fund.

Një tjetër problematikë sipas deputetit të PD-së që haset në reformën e përkeqësuar këto 8 vite është mos kursimi që u premtua në vitin 2014 si dhe rritja e punësimit në administratë është bërë për çështje elektorale.

'Jo vetëm q nuk është mbajtur asnjë premtim po jemi më keq. Jo vetëm q nuk kemi kursyer, por ka rënë kauza që kursejmë për paratë që shkojnë kot. Ka patur një rritje progresive, rritja e administratës nuk është bërë pa mend, është bërë për elektorale.

Partia Demokratike ka kërkuar që prej fundvitit 2021 rishikimin e reformës territoriale, me argumentin se nuk janë plotësuar objektivat dhe se kjo reformë është bërë për qëllime elektorale, duke kërkuar rikthimin e komunave. Por ekspertët, edhe pse janë dakord që reforma territoriale është realizuar për qëllime politike, ata janë skeptikë për impaktin që mund të kenë ndryshimet e propozuara nga opozita. Më datë 10 shkurt Kuvendi miratoi ngritjen e komisionit për Reformën Territoriale.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ssalhe Bajga: 02/07/2022 12:37

    O xhilol mutziu po hik mor edepsëz se ju të pd jeni parti anti Shqiptare mor njeri pa din e iman o xhelali katran.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po menaxhohet si duhet situata me zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Pas konfliktit me gruan, qëlloi me armë zjarri në ajër! Shpallet në kërkim 50-vjeçari në Vlorë

Pas konfliktit me gruan, qëlloi me armë zjarri në ajër! Shpallet në kërkim 50-vjeçari në Vlorë