Territorialja, Vorpsi në Kavajë:Opozita
s’i është përgjigjur pozitivisht ftesave

Territorialja, Vorpsi në Kavajë:Opozita<br />s’i është përgjigjur pozitivisht ftesave
KAVAJE- Prefekti i Qarkut të Tiranës Sadi Vorpsi është takuar sot me të zgjedhurit vendorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Kavajë, për të diskutuar lidhur me reformën administrative-territoriale. Në fjalën e tij, prefekti Vorpsi bëri të ditura të dhënat e këtij rrethi, ndërkohë që theksoi se tendenca e lëvizjes së popullsisë nga zonat rurale drejt atyre urbane është në rritje kohët e fundit.
 
“Për sa i përket numrit të punonjësve në strukturat administrative ai është përafërsisht rreth 500 individë, nga të cilët vetëm 37 % kanë arsim të kualifikuar për vendin përkatës së punës. Këtu nuk janë marrë në konsideratë këshilltarët komunalë apo bashkiakë por vetëm organigramat e administrative. Dua të theksoj se mbi 63 % e punonjësve nuk kanë formimin e duhur profesional për vendin që mbulojnë”, u shpreh prefekti Sadi Vorpsi.
 
Vorpsi tha se opozita nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesave për t’u bërë pjesë e Grupit të Punës në Qarkun e Tiranës, ndërsa shtoi se disa përfaqësues të opozitës kanë marrë pjesë në mbledhjet për Reformën.
 
Në këtë takim, prefekti Vorpsi shoqërohej nga kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi dhe Nënprefekti i Kavajës, Xhevat Halili, ndërsa theksoi angazhimin e qeverisë për realizimin e kësaj reforme.
 
Duke u ndalur tek reforma administrative-territoriale, Vorpsi tha se “barazia dhe dinjiteti i një komuniteti fillon nga mirë-administrimi i pushtetit vendor, si pushteti që qëndron më pranë kërkesave banorëve. Mbi 50 % e totalit të buxhetit të njësive administrative të rrethit të Kavajës shkon për paga dhe shpenzime administrative”, tha Vorpsi.
 
Ndërkaq, prefekti i qarkut të Tiranës tha se, për sa i përket investimeve nga buxheti i pavarur ato janë vetëm 14.7 %.
 
“Katër njësi në rrethin e Kavajës nën këtë zë, pra atë të investimeve kanë shifrën zero”, theksoi ai.
 
Rrethi i Kavajës ka sot rreth 118 mijë banorë nga këto më pak se gjysma rreth 45 për qind jetojnë në zona urbane , ndërsa pjesa tjetër jeton në zona rurale.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës