Terror në Francë, 4 fëmijë sulmohen me thikë në një park lojrash! Në gjëndje kritike për jetën! Momenti kur vrasësi ikën me vrap me armë në dorë

Terror në Francë. Një person sulmoi sot me thikë disa persona mes tyre disa fëmijë që po luanin pranë një liqeni në Alpet franceze. Të plagosur nga sulmi me thikë kanë mbetur 6 persona mes tyre 4 fëmijë.

Sulmuesi, Abdalmasih H., është një azilkërkues 31-vjeçar, i cili u deklarua "i krishterë nga Siria" dhe u arrestua nga policia, konfirmoi ministri i Brendshëm Gerald Darmanin.

Në momentin e sulmit autori kishte thirrur “Në emër të Jezusit".

Të 4 fëmijët e plagosur janë në gjendje "shumë të rënda", njoftoi prokurorja Line Bonet-Mathis në një konferencë shtypi.

Dy fëmijë janë, vëlla e motër të moshës 2 dhe 3 vjeç, një djalë holandez 22 muajsh dhe një vajzë angleze 3 vjeçe, të cilët ndodheshin në qytezën Annecy për turizëm.

I plagosur ka mbetur edhe një i moshuar, gjyshi i cili ndodhej në park me nipërit e tij. Sipas raportimeve të mediave, 37 persona janë në gjendje shoku pasi kanë parë skenën dhe po ndiqen nga personeli shëndetësor vendas.

Dëshmitarët treguan se sulmuesi filloi të "kërcej", më pas "të bërtiste" dhe "iu drejtua karrocave,  duke goditur me thikë, në mënyrë të përsëritur”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:02
Sulmi me thikë në Francë, flet dëshmitarja: Ishte një moment tmerri

Eleanor Vincent ishte dëshmitare e skenës së tmerrit që ndodhi vetëm pak orë më parë në Annecy të Francës.

Ajo e përshkroi skenën e sulmit si një përmbledhje momentesh "kaotike",  pasi oficerët mbërritën në vendngjarje me mitralozë.

Dëshmitarja që pa ngjarjen, tha gjithashtu se çdo gjë ndodhi shumë shpejt dhe ndërhyrja ishte shumë intensive.

Sa i përket momentit të arrestimit të autorit 31-vjecar ajo tha se nuk ishte në gjendje të shihte momentin e arrestimit sepse zona ishte e rrethuar.

 “Policia erdhi me shpejtësi të paparë në vendngjarje .Ishte një moment shoku, ishte një moment tmerri. Njerëzit këtu janë me pushime”, tha ajo.

Ora 12:23
Detaje të reja nga sulmin në Annecy! 31-vjeçari sirian goditi me thikë fëmijët teksa luanin në park  

Gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë, janë plagosur në një sulm me thikë në Francën juglindore

Mediat franceze raportojnë se katër fëmijët e plagosur janë rreth moshës tre vjeç dhe dy prej tyre dhe një burrë janë në gjendje kritike për jetën.

Sulmi i tmerrshëm ndodhi në orët e para të mëngjesit, në një park buzë liqenit në Annecy, ku disa fëmijë kishin dalë si çdo ditë shëtitje me kujdestarët e tyre.

Siç raportohet nga mediat franceze, një burrë 31-vjeçar është afruar dhe ka goditur me thikë fëmijët, më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka sulmuar një të moshuar që po ecte aty pranë.

Në këtë moment policia ka ndërhyrë, dhe sulmuesi është qëlluar për tu neutralizuar.

Autori 31-vjeçar, është një shtetas sirian i cili prej kohësh po kërkonte statusin e refugjatit.

Ora 11:57
‘Franca është në shok’! Emanuel Macron reagon për sulmin në Annecy

Foto nga vendi i ngjarjes 

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar menjëherë për sulmin me thikë që ka ndodhur ndaj gjashtë personave, në mesin e tyre katër fëmijë, në qytetin alpin Annecy në juglindje të Francës.

Përmes një postimi në Twitter, Macron e ka konsideruar sulmin e autorit si një akt prej ‘frikacaku’.

Ai gjithashtu tha se fëmijët dhe të rriturit që u sulmuan janë në gjendje kritike për jetën, ndërkohë që e gjithë Franca është tronditur nga lajmi.

"Kombi është në shok! Mendimet tona janë me të lënduarit si dhe me familjet e tyre dhe shërbimet e urgjencës", tha Presidenti francez Emmanuel Macron.

 

Ora 11:54
Parlamenti francez mban një minutë heshtje për sulmin në Annecy

Parlamenti francez

Një sulm me thikë ndaj disa personave, duke përfshirë një numër fëmijësh rreth tre vjeç ka ndodhur pak orë më parë në një qytet alpin në Francën juglindore.

Deri më tani gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë, janë plagosur në një sulm me thikë në Francën juglindore.

Dy prej fëmijëve raportohet se janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa  autori një azilkërkues sirian është vënën në pranga.

Për këtë ngjarje të paprecedent, parlamenti francez ka reaguar gjatë seancës plenare dhe ka mbajtur 1 minutë heshtje.

Në foto tregohen përfaqësuesit e parlamentit francez duke mbajtur një minutë heshtje për viktimat e sulmit në Annecy.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 08/06/2023 17:30

    Kafshe qe duhen kthyer mbrapsh se e qelben Europen...

    Përgjigju
  • Sunny tirana: 08/06/2023 13:33

    Kane ndodhur aq shume raste te tilla sa evropa nis te duhet te mendoje me shume per vete se per te drejtat e refugjatve muslymane, te cilet e urrejne perendimin.

    Përgjigju
  • Natasha: 08/06/2023 12:22

    Shërim të shpejt të lënduarve!

    Përgjigju
  • EPIROTAS: 08/06/2023 12:16

    Fajtore eshte europa! qe i prandon, i ban njerez, sepse kur vijne i gjasojne astropitexave .Zgjithja eshte: jashte nga EUROPA KRISTIANE ! NUK JU DUAM!

    Përgjigju
    • Epirdh oti: 08/06/2023 18:59

      Është rrefugjat i krishterë nga Yunanistani thonë gazetat.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Diskutohen termat e kontratës, Bayern Munich ul në stol trajnerin veteran

Diskutohen termat e kontratës, Bayern Munich ul në stol trajnerin veteran