Terroristët e ISIS/ Dy pjestarë të grupit ‘Beatles’ do të dalin në gjyq

Terroristët e ISIS/ Dy pjestarë të grupit ‘Beatles’ do të dalin në gjyq

Dy pjestarë të grupit "Beatles" do të dalin në gjyq. Nuk janë as Paul McCartney dhe as Ringo Starr, por Alexanda Kotey dhe El Shafee Elsheikh, dy nga katër terroristët britanikë të ISIS-it të cilët vitet e fundit kanë mbjellë terror fizik dhe mediatik me dhunën e tyre dhe prerjet e kokave në rrjetet sociale dhe të cilët, pasi u zhvendosën nga Anglia në Siri në "luftën e shenjtë" ishin quajtur “Beatles” në 2014 nga shokët e ISIS, për shkak të theksit të tyre anglez.

Ata tani do të transferohen dhe gjykohen, pas disa vitesh pritje, në Shtetet e Bashkuara. Kotey dhe Elsheikh mbahen të arrestuar për rreth dy vjet në bazën ushtarake amerikane të Al Asad, në Irak.

Katër "Beatles" terroristë kishin kryer krime të tmerrshme, duke përfshirë dhunë, tortura dhe vrasje të pengjeve amerikanë James Foley, Steven Sotloff, Kayla Mueller, Peter Kassig dhe britanikëve David Haines dhe Alan Henning, të gjithë gazetarët, punonjësit humanitarë dhe qytetarë te zakonshëm

Presidenti amerikan Donald Trump gjithmonë ka hezituar dhe ka kritikuar ashpër Londrën, e cila ka deklaruar se Amerika duhet të marrë përgjegjësinë e të burgosurve britanikë që luftojnë për ISIS, të kapur në Siri dhe Irak vitet e fundit.

Anëtari më famëkeq i "Beatle" cilësohej Mohammed Emwazi, kreu i celulës terroriste dhe autor i materialeve video të prerjeve të kokave që më pas u përhap në internet në epokën e "Kalifatit" të ISIS. Ai u vra në vititn 2015 nga një dron amerikan. I katërti i grupit, Aine Davis, u kap në Turqi, po në 2015 dhe po mbahet në burg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin