Terrorizmi, tjetër alarm eksplozivi
Al Kaeda përdor lloje të reja armësh

Terrorizmi, tjetër alarm eksplozivi<br />Al Kaeda përdor lloje të reja armësh
Krah çdo alarmi terrorist, shtohen edhe zbulimet e llojeve të reja të lëndëve plasëse që militantët e Al Kaedës mund të përdorin. Disa prej tyre janë përpunime që vështirë mund të dallohen nga ato më të besueshme.
 
Zyrtarët kundër-terrorizmit dyshojnë se pajisja e re është punë e “krijuesit të bombave”, Ibrahim Hasan Al Asiri.
 
Tani ekspertët kanë zbuluar një lloj eksplozivi të lëngshme që pasi tretet në ujë, lagen rrobat e atentatorit. Pasi “veshja bombë” të jetë tharë, kamikazi është gati për sulm vetëvrasës. Një metodë kjo që mund t’i shpëtojë edhe kontrolleve.
 
Hasan al-Asiri i cili ka studiuar kimi, kishte arritur të projektonte vitin e kaluar një bombë në të brendshmet e pasagjerit, me një sistem të ri dhe të rafinuar të shpërthimit.
 
CIA atëherë shkatërroi komplotin e degës së Al Kaedës në Jemen, për të hedhur në erë një aeroplan të Shteteve të Bashkuara. Ekspertët e sigurisë kanë shprehur rrezikun dhe kanë cituar përpjekje të tilla të Al Asiri-t në Gadishullin Arabik.

Redaksia online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët