Testi i PISA, Shqipëria ndër vendet me rënien më drastike! Rezultate më të dobëta se në 2018 në lexim, shkencë e matematikë! Ndikoi pandemia dhe tërmeti

Shqipëria ka shënuar rënie të madhe në testin e PISA 2022, një program vlerësimi ndërkombëtar për njohurit e nxënësve në nivel parauniversitar, në matematikë, shkencë dhe lexim.

Në krahasim me testimin e vitit 2018, sipas raportit të fundit të PISA, Shqipëria ka humbur më shumë vende se thuajse 81 vendet e analizuara.

Rënien më të madhe Shqipëria e ka pësuar në matematikë, ku ka humbur 69 vende. Për sa i përket leximit, vendi ynë është në të njëjtat nivele me Republikën Domenikane, Autoritetin Palestinez dhe Filipinet. Në këtë sektor, vendi ynë ka humbur 47 vende. Edhe në shkencë numri i vendeve të humbura është 41.

Megjithatë, kjo rënie e niveleve në testimin e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), nuk është vetëm për Shqipërinë, por në 81 vendet që janë studiuar. Krahasuar me vitin 2018, performanca mesatare globale ra me dhjetë pikë në lexim dhe me pothuajse 15 pikë në matematikë. Raporti vëren se ndikim ka pasur edhe ndërprerja e procesit mësimor gjatë pandemisë së Covid 19.

Teksa për vendin tonë këtë rënie në testim, PISA e lidh edhe me tërmetin e vitit 2019 që preku Shqipërinë, por edhe me mospërkushtimin e nxënësve pjesëmarrës. Kanë qenë vetë këta të fundit që sipas PISA, kanë thënë se testimin e vitit 2022 nuk e kanë marrë shumë seriozisht.

Një rënie e ndjeshme e nivelit të nxënësve u shënua edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut etj. Raporti i testimit PISA ku morën pjesë gati 700 000 nxënës, zbuloi se pavarësisht nga rrethanat sfiduese, 31 vende dhe ekonomi arritën të paktën të ruajnë performancën e tyre në matematikë që nga PISA 2018. Midis tyre, Australia, Japonia, Koreja, Singapori dhe Zvicra ruajtën ose ngritën më tej nivele tashmë të larta të performanca e studentëve, me pikë që variojnë nga 487 në 575.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Fjalimi i zgjatur i Metës, një grup delegatësh të rinj nuk durojnë më dhe largohen nga salla

Fjalimi i zgjatur i Metës, një grup delegatësh të rinj nuk durojnë më dhe largohen nga salla