Testi i shpejtë/ Silva Bino: Ka efikasitet gati 100%, kryhet brenda 5 ditëve të para të infektimit (VIDEO)

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino, u shpreh sot testi i shpejtë, i cili është siguruar nga Shqipëria është gati 100% efektiv dhe ndihmon autoritetet për hetim epidemiologjik në kohë reale.

Testi i shpejtë identifikon antigenin, mund të ketë edhe teste të tjera të testeve të shpejta por nuk identifikojnë antigenin.  Pra, kjo është e rëndësishme. Ky test përdoret për qëllime diagnostifikuese.

Ajo ç'ka është e rëndësishme tjetër është se ky test duhet të kryhet atëherë kur kemi një ngarkesë virale të lartë, brenda 5 ditëve të para të sëmundjes. Nëse do të kemi një person përtej 5 ditëve të para atëherë do të bëhet testi PCR. Ka një efikasitet gati 100%. Kjo e afron atë me PCR dhe nuk ka nevojë të përsëritet. Përgjigjet merren brenda 30 minutave dhe kjo është një lehtësi shumë e madhe për hetimin epidemiologjik në kohë reale.

Po kryhen trajnime në lidhje me testin, i cili është i njohur nga OBSH dhe i aprovuar nga Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Ushqimeve në SHBA", tha Bino.


Lajmi kryesor:

COVID-19, Manastirliu: Kemi 100 mijë teste të shpejta! Nga e hëna fillon përdorimi në Tiranë, nga 20 dhjetori në spitalet rajonale! Silva Bino: Efikasitet gati 100%


K.T./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tajvani detekton avionë luftarakë të Kinës

Tajvani detekton avionë luftarakë të Kinës