Testi logjik që duhet të kaloni për të qenë pjesë e FBI-së

Testi logjik që duhet të kaloni për të qenë pjesë e FBI-së

Foto ilustruese

Për të qenë pjesë e agjentëve të FBI-së është punë mjaft e vështirë dhe duhet të kalohen teste fizike dhe mendore.

Sipas statistikave, më pak se 5%e atyre që aplikojnë arrijnë të pranohen.

Pyetjet që u drejtohen këtyre personave mund të duken më shumë të thjeshta në pamje,  por janë me shumë kleckë.

Juve mund të provoni t’i përgjigjeni disa pyetje për të parë se a do të mund ta kaloni atë test apo jo:

Përgjigja e një numri të këtyre pyetjeve do të tregojë nëse një person ka potencial për zhvillimin e aftësive të të menduarit kreativ dhe logjikës.

1.Cila është nëna?!

Ka dy zonja në një dhomë të cilat janë ulur përballë njëra-tjetrës, ndërsa një djalë i vogël luan në dysheme.

Studioni mirë imazhin.

Pyetja: Cila mendoni se është nëna e vërtetë e fëmijës?

Përgjigjja: Nëna e fëmijës është zonja në të majtë.

Ajo është ulur në mënyrë që këmbët e saj të drejtohen ndaj fëmijës.

Ky pozicion pasqyron dëshirën e natyrshme të nënës për të mbrojtur fëmijën e saj.

Qëndrimi i gruas në të majtë është mbrojtës, e vendosur pak  përpara.

Është e natyrshme që fëmijët e vegjël të shikojnë nënën e tyre kur luajnë ose bëjnë ndonjë lloj aktiviteti, nëse ajo është përreth.

Foto nga skena

2.Dy pilula…

Një vrasës serial i rrëmbeu njerëzit dhe i bëri ata të merrnin një nga dy pilula, njëra ishte e padëmshme dhe tjetra ishte helmuese.

Cilëndo pilule që merrnin viktimat, vrasësi serial merrte tjetrën. Secilën herë viktimat vdisnin dhe vrasësi serial mbijetonte.

Pyetje: Si ndodhi që vrasësi të merrte gjithmonë pilulën e padëmshme?

Përgjigjja: Të dy pilulat ishin të padëmshme. Helmi ishte në gotën me ujë dhe viktimat e pinë atë.

3.Pijet

Një burrë dhe një grua shkuan në një restorant për darkë.

Ndërsa ishin duke pritur ushqimin, gruaja porositi 5 pije me akull sepse ishte shumë nxehtë.

Gruaja i piu 4 prej tyre të gjitha në të njëjtën kohë, ndërsa burri piu vetëm një.

Pas një kohe burri u sëmur dhe vdiq. Mjekët thanë se të gjitha pijet ishin të helmuara.

Pyetje: Pse gruaja ishte ende gjallë kur vdiq burri? Lexoni përsëri me kujdes.

Përgjigjja: Helmi ishte në akull. Meqenëse gruaja kishte pirë pijet e saj shpejt, akulli nuk kishte kohë për t’u shkrirë. Burri e piu ngadalë dhe helmi u shkri në pije.

4.Kaseta…

Imagjinoni një skenë.

Një burrë gjendet i vdekur, ai kishte një pistoletë në dorë dhe një regjistrues të kasetës pranë tij.

Detektivi shtypi butonin “luaj” dhe dëgjoi mesazhin:

“Jam lodhur nga kjo jetë dhe vendosa të ndaloj dhimbjen dhe vuajtjen time” dhe më pas një e shtënë.

Në një mënyrë detektivi nuk beson se ishte vetëvrasje.

Pyetja: Pse agjenti mendon se ishte vrasje dhe jo vetëvrasje?

Përgjigjja: Nëse njeriu vrau veten, si ka mundur ta kthente kasetën në fillim?

5.Misteri i krishtlindjeve

Një detektiv ishte në detyrë gjatë festës së krishtlindjeve dhe në mëngjesin e 25 dhjetorit mori një telefonatë.

Ai i ra ziles që ishte pranë derës dhe për një minutë pronari i shtëpisë i përgjumur e hapi derën.

Detektivi i tha: “Fqinji juaj po thotë se dje, në mbrëmjen e Krishtlindjeve dhe gjatë kohës sa ishte këtu përfestën, ju keni hyrë në shtëpinë e tij dhe keni vjedhur disa gjëra të vlefshme”.

Pronari u përgjigj: “Kjo nuk është e vërtetë. Familja jonë festoi Krishtlindjet në shtëpinë e miqve. Ne mezi kishim kohë për të dekoruar pemën tonë të Krishtlindjeve“.

Detektivi tha: “Mos u shqetësoni. Është mjaft e qartë për mua se fqinji yt është duke gënjyer. ”

Pyetje: Si e dinte detektivi?

Përgjigjja: Dritat e pemës së Krishtlindjeve janë të fikura dhe në to mungon një llambë. Ishte e qartë për detektivin se pronari ishte duke thënë të vërtetën. Ai e kishte zbukuruar pemën në një nxitim kaq të madh, saqë as nuk kontrolloi për të parë nëse dritat po punonin apo jo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022, dënohen 12 persona! Mes tyre  2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së