Testohen 13 raste të dyshuara me koronavisus, Ministria e Shëndetësisë konfirmon: Të gjitha rezultuan negative

Testohen 13 raste të dyshuara me koronavisus, Ministria e Shëndetësisë konfirmon: Të gjitha rezultuan negative

Godina e Ministrisë së Shëndetsisë

TIRANË- 13 rastet e dyshuara me koronavirus kanë rezultuar negative!

Sonte në mbrëmje ka përfunduar testimit i 5 rasteve të fundit dhe në përgjigje të këtyre analizave ka rezultuar se në Shqipëri nuk ka raste të prekura me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se që me përhapjen e këtij virusi, kryesosht me mbërritjen e tij në Itali, janë shtuar masat në Shqipëri, ku deri më tani janë testuar gjithsej 13 raste të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga shpërthimet komunitare.

Theksin vendosin që qytetarët t'u referohen vetëm burimeve zyrtare duke i garantuar se do t'u ofrojnë informacione të përditësuara në çdo moment.

"Ministria e Shëndetësisë informon se në mbrëmje ka përfunduar testimi i pesë rasteve të dyshuara për koronavirusin COVID-19, të cilat kanë rezultuar negative. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se deri në këto momente, nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit COVID-19 në vendin tonë dhe janë testuar gjithsej 13 raste të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga shpërthimet komuntare të koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon qytetarët se do të ofrojë informacione të përditshme, ashtu siç ka bërë deri më tani, në funksion të transparencës dhe informimit të publikut", njofton ministria. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!