Tetë gazetarë shqiptarë në SHBA! Ambasada: Media mund të ndihmojë për një gjyqësor të përgjegjshëm

TIRANE- Tetë gazetarë shqiptarë u bënë pjesë e një trajnimi që ambasada e SHBA organizoi në muajin Tetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t'i njohur ata nga afër me rolin e medias amerikane në shtetin ligjor.

Tetë gazetarët, mes të cilëve dy nga grupi ynë mediatik Arsen Rusta nga Report Tv dhe Elton Qyno nga Shqiptarja.com, vizituan DASH, njësinë investigative të gazetës Washington Post, Gjykatën Supreme të SHBA-së si dhe u takuan me prokurorë, gjyqtarë dhe gazetarë investigativë.

Pas kthimit ata biseduan me zyrtarë të ambasadës, për të ndarë përvojën e tyre në Shtetet e Bashkuara. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ndan edhe kujtimin e këndshëm të vizitës së memorialit të Martin Luter King, ndërsa shprehet se tashmë edhe ai ka një ëndërr.

"Është e rëndësishme të kemi mundësi për të raportuar të vërtetën e cila kërkon edhe kohë por duhet të mbetemi larg interesave të pronarëve, të politikës dhe grupeve kriminale. Ishte kënaqësi që vizitova memorialin e Martin Luter King dhe e them sot ''Edhe unë e kam një ëndërr", shprehet gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Gazetari i Report TV, Arsen Rusta

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë edhe disa nga momentet e vizitës së tetë gazetarëve shqiptarë në SHBA, duke e quajtur atë të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, teksa ndan edhe disa nga përshtypjet e tyre.

"Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si media mund të ndihmojë për një gjyqësor të përgjegjshëm dhe mund të kontribuojë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në tetor, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA dërgoi një grup me tetë gazetarë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara për të mësuar mbi rolin e medias amerikane në shtetin ligjor", shkruan Ambasada e SHBA-së.

Tetë gazetarët

Foto nga takimet në qytete të SHBA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike

Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike