Tetë persona në pranga në Tiranë për kultivim të lëndëve narkotike, mes tyre kryeplaku fshatit dhe dy inspektorë

Tetë persona në pranga në Tiranë për kultivim të lëndëve narkotike, mes tyre kryeplaku fshatit dhe dy inspektorë

Tetë persona të cilat dyshohet se kanë lidhje me kultivimin e bimës narkotike hashash në fshatin Gropaj në Tiranë kanë rënë në prangat e policisë. Gjatë kontrollit nga ajri është identifikuar një tokë e shpyllëzuar në zonën e quajtur 'Kroi i Xhepës' ku pesë shtetas me inicialet R. K., Sh. K., R. K., E. K. dhe D. Sh dyshohet se kanë mbjellë 4 parcelona të vogla me kanabis sativa.

Ndërkohë gjatë kontrollit në një zonë të afërt u gjetën në një qese, rreth 200 fara dhe 80 kubikë të dyshuar me lëndë narkotike cannabis sativa.

Po për këtë ngjarje policia ka arrestuar kryeplakun e fshatit Gropaj E. N., 41 vjeç si dhe dy inspektorë pyjesh P. Gj. dhe A. A, të cilët dyshohet se nuk kanë raportuar në polici për zonën që mbulonin.

Sakaq gjatë kontrrollove të ushtruar në Malin e Zallherrit u gjetën tri parcela të vogla me 149 rrënjë të mbjella, të dyshuara narkotike cannabis sativa. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Firmoset në Vjenë marrëveshja për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, investimi 3 mln euro

Firmoset në Vjenë marrëveshja për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, investimi 3 mln euro