Teto Ollga e “gjallë” në Tushemisht, turistët e qytetarët i bashkohen festës

Për herë të parë në fshatin Tushemisht të Pogradecit u organizua festa e Teto Ollgës. Figura e njohur dhe shumë e dashur për njerëzit, u kthye në veçantinë e kësaj feste. Kjo festë u organizua pikërisht në fshatin e saj, atje ku është xhiruar edhe filmi “Zonja nga qyteti”. Ajo ka qënë e mbushur plot me aktivitete të ndryshme si pazar me punime artizanale, konkurs kulinarie, kinema verore etj.

Të shumtë kanë qënë qytetarët që i janë bashkuar këtij aktiviteti, duke festuar së bashku me organizatorët e tij. Organizatorja Zana Sina thotë se projekti ka për qëllim afrimin e sa më shumë turistëve në zonën e Tushemishtit.

Këto festa bëhen shpesh nëpër botë, janë shumë të suksesshme, dhe i sjellin shumë ekonomisë dhe turizmit, kështu që  pse të mos bëhen edhe këtu tek ne.

Organizatorja Zana Sina

Ndërsa deputeti Eduart Shalsi vlerësoi rëndësinë e kësaj figure në transformimin e kësaj zone në destinacion turistik.

Ky vend shpesh identifikohet me një artiste të madhe dhe me një personazh shumë të famshëm të ekranit shqiptar, që do të shërbente si një koment tejet interesant për të grumbulluar njerëzit dhe për të bërë të mundur jo vetëm shijimin e bukurisë së këtij vendi, por për të bërë të mundur shijimin e gatimeve, të cilat janë sa tradicionale dhe të pasura me një Kuzhinë që ka ardhur gjithmonë po kaq tradicionale.

Eduart Shalsi

Promovimi i turizmit të kësaj zone e ndërthurur me personazhin më të dashur të popullit, Teto Ollgën, do shërbejë si një risi në fushën e Pogradecit. Kjo festë tashmë do të jetë e përvitshme dhe pritet që vizitorët të jenë cdo vit e më të shumtë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet