'Tetori i Librit' në Durrës, risjell nga Italia arkeologun Jani Koçillari (VIDEO)

“Tetori i librit” ka startuar në qytetin arkeologjik të Durrësit me promovimin e dy veprave, që lidhen ngushtë me historinë e Ilirisë; “Qeramikat me ngjyra të kuqe në Shqipëri” dhe “Epiri dhe Aleksandër Molosi”, me autor arkeologun dhe historianin e njohur Jani Koçillari.

Në Muzeun Arkeologjik të Durrësit aktiviteti u organizua në formën e një takimi prezantues dhe përmes diskutimeve. Antigoni Suli foli për rëndësinë e njohjes me veprat e Jani Koçillarit. “E kemi lënë ditën e  fundit të “Tetorit të Librit” posaçërisht për Jani Koçillarin, i cili ka botuar dy libra me mjaft interes. Ai është historian dhe arkeolog, që në fakt ka më shumë afinitet me këtë misionin tonë për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.”, tha Suli, duke shtuar më tej se: “Dihet që librat e Janit vijnë në kuadrin e një rishikimi të domosdoshëm të historisë dhe arkeologjisë së ilirëve. Ne prandaj duam që ta shfrytëzojmë këtë moment përmes prezantimit të librave të Janit, edhe  për të zhvilluar një lloj diskutimi dhe dialogu me specialistë të ndryshëm dhe me qytetarë, për të pasur në lloj qëndrimi aktiv në kuadrin e të gjithë shoqërisë dhe të gjithë qytetit për të bashkëpunuar, sepse turizmi kulturor ka kërkesa jashtëzakonisht të mëdha dhe ne duam dhe jo vetëm duam, por është e domosdoshme që Durrësi të bëhet qendra e gjithë rrjeteve të turizmit kulturor në Shqipëri.” -tha Antigoni Suli përgjegjëse e sektori në DRKK në Durrës.

Jani Koçillari që nga moshën 8-vjeçare jeton dhe punon në Itali, ku krahas kontributit për studimet ilire jep një kontribut të madh edhe për arkeologjinë italiane. I kthyer këto ditë në qytetin e tij të lindjes, në Durrës, me ftesën nga drejtoria Rajonale e Monumenteve në bashkëpunim në Ministrinë e Kulturës, Jani Koçillari flet për misionin e kërkimeve të tij studimore.“Unë kam promovuar dy librat e mi, “Qeramikat me figura të kuqe”, në jug të Ilirisë, prodhimet dhe importet, por edhe librin “Epiri dhe Aleksandër Molosi”..., pra Molosi që është edhe daja i Aleksandërit të Madh.

Libri i parë për qeramikat trajton sidomos enët me figura të kuqe, që janë zbuluara në Durrës, në Apoloni apo në treva të tjera të Shqipërisë, pra analizon prodhimet lokale të zbuluara kryesisht në pjesën jugore të Shqipërisë. Ky libër, që evidenton prodhimet lokale të qeramikave me figura të kuqe, është shumë i rëndësishëm për të kuptuar realitetin e kulturës dhe të jetës e të zakoneve të fiseve ilire. Kjo lloj qeramike shfaqet në zonat e banuara nga fiset ilire nga shekulli V para Krishtit deri në fund të shekullit IV para Krishtit. Prania e qeramikës gjatë kësaj periudhe është dëshmia e marrëdhënieve të lashta dhe të vazhdueshme tregtare mes fiseve ilire dhe kulturave mesdhetare, sidomos të brigjeve të Adriatikut.

Ndërsa libri “Epiri dhe Aleksandër Molosi”, tregon një figurë pak të njohur, edhe pse është folur për të dhe ka pasur studime dhe konferenca,por pak njihet. Aleksandër Molosi është një figurë me mjaft interes, sepse përveç lidhjeve që tregon në marrëdhëniet mes tyre, si mbretër dhe si daja i Aleksandrit të madh, ky studim e tregon Molosin si një nga figurat më të rëndësishme të botës ilire. Një  tjetër arsye pse studimi i kësaj figure është me interes, është sepse për Epirin Aleksandër Molosi është një figurat shumë më interesante, sepse është ai më i rëndësishëm se vetë Pirroja i Epirit, sepse e bëri Epirin që të hapet me perëndimin.”, -tha ndër të tjera autori i dy veprave të promovuara në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, arkeologu dhe historiani Jani Koçillari. 

Gjatë diskutimeve, drejtori rajonal i Monumenteve në Durrës,  Alban Ramahito, foli për disa nga këndvështrimet e reja të ilirologut Koçillari në dy librat e tij. Ky promovim nxiti një diskutim me mjaft interes, qe lidhte përfundimet e studimeve me nevojën për një rishikim të interpretimit të pasurisë sonë arkeologjike, veçanërisht asaj të periudhës ilire.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Cili është vlerësimi për qeverinë dhe për opozitën? Sonte në 21:00 në 'Repolitix' sondazhi i muajit prill me sondazhistin Eduard Zaloshnja

Cili është vlerësimi për qeverinë dhe për opozitën? Sonte në 21:00 në 'Repolitix' sondazhi i muajit prill me sondazhistin Eduard Zaloshnja