Tetori rozë/ Rrëfimi prekës i dy pacienteve: Djalit i thash se gjirit të mamit i ka rënë gripi...duhet mposhtur frika

Tetori rozë/ Rrëfimi prekës i dy pacienteve: Djalit i thash se gjirit të mamit i ka rënë gripi...duhet mposhtur frika

Jemi në tetor dhe është muaj rozë kundër kancerit të gjirit dhe sensibilizimi kundër kësaj sëmundje që kohët e fundit është përhapur në masë.

Ditën e sotme është organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, forumi “Le të veprojmë së bashku për të mposhtur kancerin e gjirit”, për sensibilizimin e grave për të ushtruar kontrolle të herë pas hershme në mënyrë që të parandalojnë apo trajtojnë në kohë kancerin e gjirit.

Në këtë forum kanë treguar historitë prekëse edhe dy paciente të cilat ishin preku nga kjo sëmundje dhe falë kurajosë që kishin gjetur në vetvete por edhe falë punës së mjekëve kanë fituar betejën me kancerin.

Pacentja e parë që ka treguar rastin e saj ka qenë Jonilda një 34-vjeçare që vijon të kurohet për kancerin e gjirit por fatmirësisht është përmirësuar shumë. Ajo ka treguar historinë e saj duke thënë se pjesa më e vështirë ishte bindja e vetes që të shkojë tek mjeku për kontroll , pasi kishte ndjerë tumorin që kishte. Ajo shpjegon se edhe pse ishte e bindur që ishte prekur kishte një frikë të madhe për të shkuar në spital. Më pas Jonilda ka thënë se iu desh që djalin e saj të vogël ta çonte te vjehrra duke i thënë se gjirit të mamit i kishte rënë gripi dhe duhej të shërohej. Asaj iu desh plotë një vit që të bindte veten për të kryer vizitën dhe fatmirësisht për të nuk ishte tepër vonë.

"Duhet te shkojmë tek mjeku, me patjetër, nëse e duam mjetën duhet të kontrollohemi. E kuptova një vit më përpara, e dija e ndjeja po frika më bërë që të shkoj një vit me vonesë. Edhe doktorit nuk i tregova i thash kam 6 muaj. Kur e zbulon frika është shumë shumë  e madhe. Duhet kontroll dhe duhet besim tek mjekët. Jam akoma me rreze, me eko. Mjekët i kemi shumë të mirë. Jam akoma në terapi por unë them që jam shëruar. Ndoshta vetëbesimi por unë kështu e ndjejë. " ka thënë ndër të tjera Jonilda.

Ndërkohë në rrëfimin e saj të njëjtën frikë tregon se e ka patur edhe Elona e cila tashmë e ka fituar betejën me kancerin e gjirit. Ajo bën apel që të gjitha gratë duhet të bëjnë një kontroll në mënyrë që sëmundja të mos kapet shumë vonë.

" Para dy vitesh kisha tumor gjiri. Ishte shok psikologjik. Kam një histori të gjatë mjekësore. Kisha shumë frikë por është një diçka që mësohesh dhe e bën pjesë tënden. Ne e kemi patur si tabu këtë. Sot jam një e mbijetuar e lumtur. Nuk kam vënë kurrë paruke edhe kur nuk kisha flokë. sot ndjehem shumë e sigurtë falë punës së mjekëve." ka thënë Elona.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka thënë se do të bëhet një program Kombëtar për depistimin e kancerit të gjirit, me vendosjen e mamografisë së detyrueshme për gratë mbi 50 vjeç.

Duke theksuar rëndësinë që ka kontrolli periodik i gjirit për të parandaluar në kohë kancerin e gjirit, Manastirliu tha se falë investimeve në mamografi në të gjithë vendin kemi rritje të diagnostifikimit të hershëm.

Gjatë vitit 2018 investuam në 5 mamografi në spitalet e Durrësit, Gjirokastrës, Dibrës, Kukësit dhe Vlorës. Në 2018 u rrit me 50% numri ekzaminimeve. Brenda këtij viti, plotësojmë me mamografi dhe spitalin e Lezhës dhe brenda 2020 edhe spitalin e Fierit, ndërkohë që shërbimi i mamografive të lëvizshme do ta ofrojë shërbimin edhe në zonat më të thella”, tha Manastirliu.

Manastirliu në fjalën e saj përmendi investimin e qeverisë shqiptare duke trefishuar buxhetin për përmirësimin e trajtimeve të tumoreve.

“Qeveria ka vënë përparësi trajtimin e semundjeve tumorale duke investuar mbi 24 mln euro për kurat për trajtimin e tumoreve, duke siguruar akses universal, terapi cilësore dhe shpenzime më të ulta nga xhepi për qytetarët”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u ndal në garantimin e shërbimit afër vendbanimit për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit.

“Kemi hapur njësinë e kemioterapisë në Fier, duke e çuar në 6 numrin e njësive në spitalet rajonale, që kanë ofruar 1800 trajtime falas me terapi të targetuar të herceptinës këtë vit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë e vuri e theksin tek diagnostikimi në kohë, për të mos shkuar në fazat e vonshme te mjeku.

“Pas impelemtimit të programit të Kontrollit Mjekësor Bazë, programit të depistimit të kancerit të qafës së mitrës, tashmë me Programin Kombëtar të depistimit të kancerit të gjirit plotësojmë standartin evropian të programeve të parandalimit në qendër të politikave shëndetësore, duke e kthyer fokusin tek shëndeti dhe jo tek sëmundja”, tha Manastirliu.

Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë tek gratë dhe ka ardhur në rritje vit pas viti. Gjatë vitit 2018 janë 708 raste të reja të kancerit të gjirit. Të dhënat e regjistrit kombëtar të kancereve, tregojnë se në Shqipëri shënohen rreth 6 mijë raste të reja ne vit të të gjitha llojeve të tumoreve. Vdekshmëria sa i takon kancerit të gjirit është ulur në mënyrë të qëndrueshme për gratë nën 50 vjeç dhe nuk ka rritje në tërësi, pavarësisht rritjes së jetëgjatësisë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roza: 15/10/2019 20:51

    Faleminderit mjekeve ne Onkologjik. Kam eksperience Te gjate ne ate spital por jam mbrekulluar me kundesin dhe durimin e mjekes time onkologe qe me gjendej shume afer ne fjale inkurajuese. Faleminderit doktoresha ime Dhurata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet