Klejdi Daci është rikthyer te Teuta, këtë herë përfundimisht. 23-vjeçari do jetë një forcë më shumë në sulmin e durrsakëve, me trajnerin Edi Martini që ka një alternativë më shumë në fazën e avancuar. Daci lë kështu Kukësin dhe kalon te Teuta, këtë herë jo në huazim. 11 ndeshje dhe 2 gola gjatë këtij sezoni për kryeqytetasin, që kërkon më shumë hapësira për të treguar potencialin para portës.
"KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi Klejdi Daci, është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Kukësit në gjysmën e parë të sezonit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Daci, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për ndeshjen ndaj Erzenit", njofton Teuta.
![]()
Në karrierën e tij Daci ka luajtur për Partizanin B, Kastriotin, Teutën dhe Kukësin, teksa këtë herë kalon me të drejta të plota në "Niko Dovana".

