Tezga

Tezga

Mbi këtë tezgë janë katër tollumbace në secilën qoshe. E para tollumbace është fryrë me fllad Korabi. E dyta me fresk Tomorri. E treta me smog Tirane. E katërta me ajër deti Karaburuni. Që tollumbacet të tunden por të mos i mari era t'i çojë në Turqi, Arabi, Kinë, Afganistan, tezgaxhiu i ka lidhur ato tollumbace me spango në secilën qoshe të tezgës.

Në një vend të dukshëm mbi tezgën e mbuluar nga Qilimi Fluturues i Aladinit të 1001 netëve, mbyllur me tapë dhe vulosur me dyll, ndodhen tre shishe qelqi me etiketa të rregullta. Njëra me ujë Puke, nga ai që bëhet birra më e mirë në botë. Tjetra me ujë burimi Mokre që po ta pish dehesh dhe nis e qesh si budalla. E treta me shurrën e një kryetari partie emri i të cilit nuk është mirë të përmendet se dëmton ekuilibrin mendor të lexuesve.

Një shami qurrash që e pat përdorur kur pat zënë rrufa një deputet, dhe një letër higjenike me të cilën fshiu bythën kur e pat zënë barku një oligark, zënë edhe ato një vend të dukshëm diku nga e majta e tezgës. Një Zot e di kush i ka vënë mbi tezgë dhe kush mund të jetë i interesuar t'i blejë këto sende pastrimi vetiak.

Mbi tezgë ndodhen dhe disa flamuj. Mbi flamurin gjerman ka dhjerë një idiot. Mbi flamurin francez ka pshurrur një deficent. Me flamurin italian është kollitur një imbecil. Mbi anglezin ka teshtitur një epileptik. Mbi amerikanin është kollitur një i ftohur në bythë. Veç Allahut Baba Fetahut zor se ndonjë tjetër di ndonjë gjë për këtë batërdi flamujsh mbi këtë tezgë.

Gjithashtu vështirë të merret me ment kujt dhe pse mund ti duhet një prezervativ i përdorut, i shqyer dhe i flakur, mbi një shkop rrumbullak mbi të cilin është shkruar emri dhe mbiemri i një oponionisti të famshëm që po ta lexosh çfarë shkruan në gazetë të shpifet kanceri dhe po ta dëgjosh çfarë thotë në televizor duhet të llogarisësh nja dy a tre vjet të jetës t'i kalosh në një çmendinë.

Një fletë letre dikur e bardhë sot e zverdhur nga koha, me një vjershëz shkruajtur me dorën e vet dedikur fashizmit nga një çapaçul që sot e mbajnë për hero, dihet se kujt mund ti interesojë. Ndonjë nostalgjiku komunist që ta marri dhe ta zhduki nga qarkullimi, ose ndonjë ballisti apo ruajalisti për ta bërë sa më të njohur.Nëse jo ndonjë i fandaksur që ëndërron hakmarrje makabre si nëpër filma horrori me prerje me gërshërë dhe grirje, krejt e errët cili mund të jetë dikush tjetër që paguan për të blerë një grirëse mishi të ndryshkur por në gjendje pune nga ato të vjetrat që mbërthehen në tavolinë dhe rrotullohen me dorezë.

Me dhëmbin e florinjtë të diktatorit ruajtur brenda një sfere qelqi praruar me vizatime dhe vargje soc-realiste nga ato që të bëjnë të vjellësh dihet çfarë ka ndodhur e çfarë do ndodhë. E ka sjellë mbi tezgë Kalo Blloku. Do ta blejë sa të bëjë Isuf Diabeti.

Një foto e rrallë e kurvit nga koha kur ishte çmendur, lakuriq në banjë duke ngrënë mutin e vet, do ta blejë Bedri Alimehmeti. Mbi tezgë mbyllur në një epruvetë qelqi ndodhet hiri i librit "Makbethi". Pasi nga fundi i viteve '70 konstatova përfundimisht se çka thubet në atë tragjedi rrënqethëse, krahasuar me tmerret që po më shihnin sytë e po më dëgjonin veshët, djegjen simbolike të librit dhe futjen e hirit në epruvetë, kam shahit miqtë e mi të asaj kohe që e panë me sytë e vet se e bëra unë.

Disa cfurqe nga ata me të cilët historikisht bëhen mullarë bari por shqiptarët e sotëm ja ngulin njëritjetrit gjakftohtësisht në kurriz ose në gjoks për sherre fare banale, çengel kasapi ku varen derrat e therur pasi i ngordhin me pincë elektrike në kokë ose varrè në rruz të qafës, disa minj bodrumesh të ballcamosur gjaku i mpiksur i të cilëve thonë se shëron kancerin, mace të ngordhura mishi i mëlçive të të cilave s'ka të paguar, pak gram gjak gjarpëri në një shishe qelqi që është ilaçi më i sigurtë kundra rënies së damllasë gjatë parjes së ndonjë filmi shqiptar, këto dihen, rreth prezencës së tyre mbi tezgë s'ka asnjë mister.

Ajo që s'dihet dhe bën të luajë nga mentë e kokës dreqin me brirë tek lodhet ta gjejë me ment kush e shet e kush e blen është mbi tezgë për tu shitur një krruajtëse dhëmbësh e përdorur dhe e hedhur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë