Thaçi: Bashkëpunim për të dalë
nga kriza, PDK fituese e zgjedhjeve

Thaçi: Bashkëpunim për të dalë<br />nga kriza, PDK fituese e zgjedhjeve
Kryeministri i Kosovë, Hashim Thaçi deklaroi se bashkëpunimi politik ndërmjet liderëve të partive politike është e vetmja zgjidhje për tejkalim të ngërçit politik në vend.

Ai këto komente i ka bërë pas takimit me kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ku tha se e kanë diskutuar mundësinë e daljes së vendit nga kriza.

“Mesazhet tona kanë qenë të vazhdueshme për t’u ulur për të diskutuar, për të komunikuar si e vetmja mundësi sepse nuk ka tejkalim të ngërçit pa pjesëmarrjen e qëndrueshme dhe efikase të PDK-së si parti fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit”, ka thënë ai.

Thaçi ka shtuar se PDK do të veproj me hapa kushtetues për ta nxjerrë vendin nga kriza.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit, për hapat e mëtutjeshëm që do t’i ndërmerr Partia Demokratike e Kosovës për formimin e institucioneve stabile dhe efektive që do të dërgonin mesazhin më të mirë për respektimin e votës së qytetarit por edhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Hapat tonë të ardhshëm do të jenë në përputhshmëri të plotë me legjitimitetin qytetar dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ne do të punojmë maksimalisht që ky ngërç të tejkalohet në mënyrë që të kemi realisht ta përmbyllim këtë ngërç krejt të panevojshëm dhe të padobishëm për vendin dhe qytetarët”, ka deklaruar ai.

Thaçi e ka përmendur edhe një herë se PDK është parti fituese në zgjedhjet e 8 qershorit me vizionin “Misioni i Ri” për çka edhe do të punoj.


Marrë nga RTK

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Anti-semitizmi në kampuset amerikane si në universitetet gjermane në vitet 1930

Netanyahu: Anti-semitizmi në kampuset amerikane si në universitetet gjermane në vitet 1930