Thaçi: Po dëshmojmë solidaritet

Thaçi: Po dëshmojmë solidaritet
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë nga Parisi se prania në “Marshimin e Bardhë”, përkrah liderëve botërorë, po dëshmon solidaritetin me popullin francez, si dhe vendosmërinë për të mbrojtur fjalën e lirë dhe vlerat dhe të drejtat universale të njerëzimit.

"Me anë të marshimit që jam duke bërë bashkë me dhjetëra liderë botërorë dhe qindra mijëra qytetarë të Parisit, po dëshmojmë solidaritetin tonë me popullin francez, si dhe vendosmërinë për të mbrojtur fjalën e lirë dhe vlerat dhe të drejtat universale të njerëzimit".

atifete jahjaga


"Të mbledhur të gjithë në vendlindjen e Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit të 1789, ne po tregojmë se bota e qytetëruar nuk heq dorë nga themelet ku mbështetet dhe nuk gjunjëzohet para terrorizmit", shkruar Thaçi në Facebook.

Mbi 1 milion njerëz janë duke marrë pjesë në marshimin në Paris, për nder të viktimave të sulmeve terroriste në këtë qytet.  


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës