Tha se nuk u pritën në takim nga Manastirliu, por fotot e nxjerrin 'blof'! Kush është kirurgu në protestën e mjekëve në QSUT, kandidat i PD për deputet në Kukës

Tha se nuk u pritën në takim nga Manastirliu, por fotot e nxjerrin 'blof'! Kush është kirurgu në protestën e mjekëve në QSUT, kandidat i PD për deputet në Kukës

Mjeku Ibrahim Bruka, kandidat i PD-së për deputet në Kukës

TIRANË- Bindjet politike nuk kanë mundur që të qëndrojnë jashtë protestës së mjekëve që zhvilluan ditën e sotme në QSUT.

 Edhe pse nga pamjet e sjella nga LSA-ja, në takim u pa që ishte e pranishme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastilriu dhe drejtori i QSUT-së, Enkel Joti, një prej mjekëve, Ibrahim Bruka për mikrofonin e Report Tv akuzoi se bluzat e bardha janë mashtruar pasi janë pritur nga këshilltarë të kreut të qeverisë, pasi ky i fundit kishte refuzuar. Sipas tij, takimi ishte planifikuar që të zhvillohej me Ramën dhe ministren për t'i paraqitur 4 kërkesat e tyre, por ata nuk i kanë pritur, duke ua lënë në dorë këshilltarëve të shefit të qeverisë.

Manastirliu në Kryeministri në pritje të mjekëve

Megjithatë, duket se Ibrahim Bruka në këtë protestë nuk ka shkuar për të përfaqësuar bluzat e bardha, por si zëri i opozitës! Bruka, siç shihet në listën që vetë demokratët kanë publikuar, është renditur si kandidat për deputet në qarkun e Kukësit.

Kandidatët për deputet Dega Kukës, Qarku Kukës
Admir Sinamati
Arben Cejku
Bashkim Shehu
Ibrahim Bruka
Sahit Prizreni
Vjollca Vata

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/09/2020 02:08

    Zoteria ka pjeserisht te drejte.Rama u tha se do ti priste,por ne fakt I priti ministja dhe drejtori I QSTU,megjithate ne kete rast ky doktori po perpiqet te impresionoje Bashen per ti treguar se sa I zellshem eshte ne aksione ekonomiko-sociale por me prapavije politike nga pas.

    Përgjigju
  • meri: 24/09/2020 13:30

    Sa turp.....burr fytyre by..e,keta qe ginjeshtren e kan si buka qe han,edhe te vjedhin nuk e kan problem.Aspak respekt per persona te till:

    Përgjigju
  • Beni: 24/09/2020 12:06

    Dihet qe militantet e PD-se jane prapa cdo rremuje. Keta ku ishin kur mjeku me nje rroge qesharake para 2013, me spitale qe lengonin pa aparatura, medikamente. Personalisht e vetmja pika ku une mendoj se mund te negociojne eshte paga. Te tjerat si ajo e shpalljes deshmore te mjekeve qe e humben betejen eshte qesharake. Jane semurur sepse e kane nenvleresuar rrezikun. Edhe ne qe nuk jemi mjeke e dime se si te mbrohemi. Te marrin shembullin e mjekeve qe luftojne ne vijen e pare dhe jane si kokrra e molles.

    Përgjigju
  • Niku: 24/09/2020 11:50

    Keta te stalles se pd e kane prioritet mashtrimin sy per sy,po si nuk kane cipe fare..

    Përgjigju
  • YYY: 24/09/2020 11:44

    Ibrahimi eshte mjek i mire, edhe si njeri ne pergjithesi eshte pozitiv. Por paska filluar fushaten me te paverteta.

    Përgjigju
  • Zgjebet: 24/09/2020 11:18

    Edhe kur mendon se kane te drejte dhe u duhet mbeshtetja, ja ku del halea dhe e perdor per politike, ne teater del Bundo dhe del dje ai per deputet, nderkohe populli e din spitali dhe mjeket, sa leke u duhen per sanitaret per pastrim dhome le pastaj infermiere e doktoter , keta te fundit jane te gjithe te punesuar apo pronare klinikash private. Keta? Keta do behen dhe deputete. Prandaj ikin Shqiptaret Or Muta PresLSQi

    Përgjigju
  • IBRAHIM EVALLHA ISHALLHA: 24/09/2020 11:10

    SHIKONI 7BRAHIMIN ME KOKËN ME PES CEPA E FYTYR KALI SE SI GËNJËN ME DRITËN ME DJELL. E KY PALAÇO DO ME U BO DEPURET IMAGJINONI NJË GËNJESHTAR TË QAHJ HALLET E JUAJA KUR KY PIS ME KOKËN PES CEPA GËNJEN NË DRITËN ME DJEL. KUSH GËNJEN ËSHTË I TË GJITH TË ZEZAVE. PRANDAJ O KUKSJAN MOS I JEPNI NJË VOT KTI PISI 5 KOK CEPSH FYTYR BYTH.

    Përgjigju
  • beni: 24/09/2020 11:10

    No problem.E kane zakon demokratet,e kane ne adn rrenen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet