Thaçi flet për herë të parë: Nëse akuza konfirmohet, do dorëhiqem! Publikimi para takimit në SHBA, hodhi në erë paqen Kosovë- Serbi!

KOSOVË- I qetë, nga zyra e tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thyer heshtjen 5 ditore dhe ka komentuar për herë të parë aktakuzën e ngritur nga Prokurori i Specializuar në Prokurinë e Gjykatës së Hagës, për krime Lufte së bashku me kreun e PDK-së, Kadri Veselin. Ai ka njoftuar se nëse kjo aktakuzë do të konfirmohet, nga kjo drejtësi që ai e quan me dy standarte, do të dorëhiqet si president i  vendit, edhe pse është i bindur në pafajësinë e tij. "Gabime politike mund të kem bërë, po jo krime lufte", tha ndër të tjera Thaçi në fjalimin e tij 19 minutësh. 

Publikimin e kësaj aktakuze pak përpara vizitës në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, që e anuloi,  ai e quan si skandaloze, drejtësi të ngutshme dhe shkelje flagrante të rregullave të një procesi të drejtë e të pavarur gjyqësor, që vijnë për interesa të tjera, pa dashur që t'i përmend. Për diçka Thaçi shprehet i bindur, se me publikimin e kësaj aktakuze është hedhur në erë paqja Kosovë-Serbi.

"Në praktikën e drejtësisë në botën e qytetëruar, lajmërimi publik i një aktakuze ende të pa miratuar nga trupi gjyqësor, është një skandal i madh. Asnjë krim i supozuar apo edhe i kryer nga kushdo, nuk e justifikon linçimin publik. Asnjë qëllim i mirë dhe asnjë vullnet i madh për drejtësi, nuk e arsyeton fabrikimin e një bombe mediatike për të inkriminuar të parin e shtetit të Kosovës, pikërisht në momentin kur dialogu me Serbinë kishte hyrë në një fazë të re falë angazhimit të drejtpërdrejtë të Shtëpisë së Bardhë. Cilës drejtësi i intereson kjo ngutje e rrufeshme dhe kjo shkelje flagrante e rregullave të një procesi të drejtë e të pavarur gjyqësor? Kjo pyetje do të duhet shtjelluar në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Ndërsa përgjigja e shkurtër për këtë pyetje është se: Ajo komunikatë hodhi në erë dhe pamundësoi takimin shumë të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë goditje të fortë mundësisë së arritjes së paqes Kosovë-Serbi", shtoi kreu i shtetit. 

Për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi drejtësia ndërkombëtare është me dy standarte, ku sipas së cilit, Serbia është e "përkëdhelura" e tyre. Sipas tij, nuk thuhet asnjë fjalë për krimet e luftës nga ana e serbëve, e ndërsa për Kosovën prej 21 vitesh vijojnë hetimet, teksa nuk i ka kursyer as ironitë  se ka mbetur që "Kosova t'i kërkojë falje Serbisë për nënat dhe motrat që u kanë përdhunuar".

"A mos vallë duhet të presim edhe ditën kur të na thuhet se duhet t’i kërkojmë falje Serbisë për të zhdukurit tanë, për nënat e motrat tona ta përdhunuara, për spastrimin etnik dhe gjenocidin kundër nesh?! Kjo pyetje absurde lind natyrshëm pasi askujt në Serbi më nuk i kërkohet llogari për krimet e luftës", e mbylli presidenti. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:33
Thaçi: Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqjen

Hashim Thaçi e ka cilësuar si një bombë në rrugën e paqes me Serbinë, publikimin  e kësaj aktakuze shumë pak përpara se të nisej për në Shtëpinë e Bardhë, teksa tha se nëse aktakuza konfirmohet, do të jap menjëherë dorëheqjen si President.

"Kosova po hyn në një kapitull të ri dhe aspak të lehtë. Por kjo nuk është asgjë e re, pasi historia jonë ka pasur shumë periudha të vështira.Ky është një kapitull i ri edhe për mua dhe në këto momente ende nuk e di se sa i vështirë do të jetë.

Por, unë jam gati ta shkruaj këtë kapitull me të vërtetën time përballë kujtdo qoftë. Nuk e di a ishte rastësi apo ishte intrigë që – në mes të rrugës drejt Shtëpisë së Bardhë – doli njoftimi për një aktakuzë të pakonfirmuar. A thua ky do të jetë çmimi i fundit që duhet paguar për lirinë e Kosovës?

Rrugën ma prenë. Por, nuk ma cenojnë besimin në vlerat që përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtëpia e Bardhë për mua dhe për qytetarët e Kosovës. Në praktikën e drejtësisë në botën e qytetëruar, lajmërimi publik i një aktakuze ende të pa miratuar nga trupi gjyqësor, është një skandal i madh. Asnjë krim i supozuar apo edhe i kryer nga kushdo, nuk e justifikon linçimin publik.

Asnjë qëllim i mirë dhe asnjë vullnet i madh për drejtësi, nuk e arsyeton fabrikimin e një bombe mediatike për të inkriminuar të parin e shtetit të Kosovës, pikërisht në momentin kur dialogu me Serbinë kishte hyrë në një fazë të re falë angazhimit të drejtpërdrejtë të Shtëpisë së Bardhë. Cilës drejtësi i intereson kjo ngutje e rrufeshme dhe kjo shkelje flagrante e rregullave të një procesi të drejtë e të pavarur gjyqësor? Kjo pyetje do të duhet shtjelluar në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.

Ndërsa përgjigja e shkurtër për këtë pyetje është se: Ajo komunikatë hodhi në erë dhe pamundësoi takimin shumë të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë goditje të fortë mundësisë së arritjes së paqes Kosovë-Serbi. Prandaj apeli me të cilin dua ta mbyll ketë mesazh sonte është: Kosova duhet të sigurojë funksionimin stabil të institucioneve shtetërore, në çdo rrethanë. Në këtë kapitull të ri e të vështirë vetëm të bashkuar mund të ecim përpara, si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.Ditëve në vijim do të konsultohem me liderët politikë për hapat e mëtejmë. Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë. Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat.

Kosova është shtet i ri, por udhëheqësit e saj duhet të sillen si burrështetas të vërtetë. Do ta mbaj këtë barrë dhe ta mbroj veten time, luftën tonë për liri, me çdo forcë që kam. Nuk do të lejoj që këto akuza false të zhvendosin vëmendjen e Kosovës nga marrja e vendit që meriton në bashkësinë ndërkombëtare, si anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj. Një shtet evropian e një shoqëri multi-etnike. I them edhe një herë JO hakmarrjes dhe PO tolerancës ndëretnike. Vetëm duke ndërtuar demokracinë qytetare ndërtojmë të ardhme euroatlantike", tha Thaçi.

Ora 20:27
Thaçi: Nuk është mesazh lamtumirë! Ndjesë qytetarëve që kanë pritur më shumë prej meje

Kreu i Shtetit të Kosovës tha se mesazhi i sotëm nuk është një mesazh lamtumire, pasi u shpreh i bindur se ndaj tij nuk ka asnjë provë për krime lufte. Ai i kërkoi ndjesë të gjithë qytetarëve që i kanë besuar votën dhe kanë pritur më shumë prej tij.

"Nuk kishim asgjë përveç ëndrrës së madhe për liri dhe shtet. Bashkë ëndrrën e bëmë realitet, por kalimi nga shtigjet e luftës çlirimtare në korridoret e institucioneve nuk ishte e lehtë. Më shumë kisha droje nga këto kooridore sesa nga shtigjet e luftës. Në luftë flija pak, por gjumi më ripërtërinte. Pas luftës flija pak por ndihesha i sfilitur nga dilema si të bëja më mirë punën e ditës së re. Bëra sa munda, por jo aq sa doja. Ky nuk është as mesazh lamtumire dhe as një moment bilanci pune. Dua t'ju them se kam mbajtur shumë akuza dhe shumë ofendime gjatë tërë këtyre viteve. Një gjë është e sigurt, nuk ka pasur dhe nuk do ketë qoftë edhe një provë të vetme të Hashim Thaçit për shkelje të ndonjë ligji. Ligji i vetëm që kam shkelur është ai i Millosheviçit siç e kemi shkelur i gjithë populli i Kosovës për ta shporur njëherë e përgjithmonë nga vendi ynë. Unë nuk jam i rënë nga qielli. Fati ma përcaktoi vijën e jetës dhe të sjelljes time. Politika ishte mision i shenjtë për ti shërbyer vendit. Nuk gjendet as në Kosovë dhe askund dikush që ti kemi borxh. Por kujdo që ma ka dhënë edhe njëherë votën gjatë kësaj pjesë të karrierës time politik sot i them "më fal nëse nuk kam bërë gjithë ato që ke pritur prej meje, por të jesh i bindur që besimin tënd nuk e kam shpërdoruar". Unë përulem para besimit tuaj", tha Thaçi.

Ora 20:17
Thaçi: Drejtësia ndërkombëtare me dy standarde...ka mbetur që t'i kërkojmë falje Serbisë për nënat e motrat tona të përdhunuara

Për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi drejtësia ndërkombëtare është me dy standarte, ku sipas tij Serbia është e "përkedhelura" e tyre. Sipas tij, nuk thuhet asnjë fjalë për krimet e luftës nga ana e sërbëve, e ndërsa për Kosovën prej 21 vitesh vijojnë hetimet.

"Mbi dy dekada i kam mbështetur iniciativat për ngritjen e gjykatave me përfshirje apo mbikëqyrje ndërkombëtare. Ky parim mbetet i njëjtë edhe sot, kur jam unë, Hashim Thaçi, që personalisht do të mund të përballem me një gjykatë për të cilën kam dhënë mbështetjen time politike, me fjalë e me votë. Në atë kohë, kishim përballë vetëm dy rrugë. Njëra të cilës i kam besuar tërë jetën e i besoj edhe sot – ecjes përpara në aleancë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian; Dhe e dyta që kjo çështje t’i lihet në dorë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku kanë ndikim të fuqishëm vendet që e kundërshtojnë shtetin e Kosovës. Vendimi im ishte strategjik në përputhje me vizionin për të ardhmen e Kosovës. Dhe nuk kam shikuar për përfitime ditore e politike. Sot, kush thotë se qenkam bërë pengesë, madje edhe sabotues i kësaj gjykate, në rastin më të mirë është i keqinformuar dhe në rastin më të keq është tendencioz. Por, nga ana tjetër, dikush duhet ta bëjë bilancin e këtyre 21 viteve hetime, procese dhe gjykime për krimet e luftës në Kosovë. Të dashur qytetarë, Unë do të isha njeriu më i lumtur nëse do të shihja se bashkësia ndërkombëtare aplikon standarde të njëjta mes Kosovës e Serbisë në adresimin e krimeve të luftës. Fatkeqësisht, jo vetëm që nuk e shoh këtë standard e proporcionalitet, por shoh të kundërtën e tij. Dhe ja ku jemi sot. Serbia ecën në rrugën e negocimeve për anëtarësim evropian, ndërsa Kosova nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë! Natyrisht që unë nuk shoh këtu ndonjë komplot kundër Kosovës. Por është fakt dallimi në qasjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj dy vendeve. Padyshim edhe ne kemi gabimet dhe përgjegjësitë tona. Unë i pari dhe bashkë me mua krejt udhëheqësit e partive politike në Kosovë, që prej disa vitesh nuk kemi arritur ta ruajmë kohezionin politik. Por asnjë faj a gabim i yni apo i imi, nuk e justifikon faktin që Kosova qe 21 vjet vazhdon me proceset e ballafaqimit me krime lufte në hapësirën e saj. E në anën tjetër në Serbi ka rënë heshtja e varrit për krimet e luftës. Këtë heshtje të Serbisë e bën edhe më të rëndë heshtja e bashkësisë ndërkombëtare. Ne jemi angazhuar, unë personalisht jam angazhuar fuqimisht, për dialog e paqe me Serbinë. Por, nuk pajtohem as nuk e pranoj dot faktin që për mijëra shqiptarë të zhdukur nga makineria vrastare e Sllobodan Millosheviqit, eshtrat e të cilëve janë në dheun e Serbisë, të mos ketë as deklarata të ndërkombëtarëve. A mos vallë duhet të presim edhe ditën kur të na thuhet se duhet t’i kërkojmë falje Serbisë për të zhdukurit tanë, për nënat e motrat tona ta përdhunuara, për spastrimin etnik dhe gjenocidin kundër nesh?! Kjo pyetje absurde lind natyrshëm pasi askujt në Serbi më nuk i kërkohet llogari për krimet e luftës", tha Thaçi. 

Ora 20:15
Thaçi: Kam bërë gabime, por jo krime lufte!

 Kreu i Shtetit të Kosovës, pranoi se mund të ketë bërë gabim, por kurrë krime lufte.

"U drejtohem sonte nga kjo zyrë ku prej 1542 ditësh kam nderin e jashtëzakonshëm të  ushtrimit të detyrës së lartë të Presidentit të shtetit tonë, Kosovës së lirë, të pavarur dhe demokratike! Zemra ime është e lënduar, por jo e thyer. Mendja ime është e rënduar, por jo e turbulluar. Gjaku im është i nxehur, por i pastër dhe i njëjtësuar me gjakun e bashkëluftëtarëve që humba në luftë. Është i njëjtë me gjakun e atyre që më kanë dashur e më kanë mbështetur pa kursim në këtë rrugëtim për liri dhe shtetndërtim. E në këto çaste edhe me gjakun e atyre që më kanë kundërshtuar, më kanë paragjykuar apo gjykuar ndryshe nga çfarë unë do të dëshiroja. Ndjehem sot, si asnjëherë më parë, krejt i çliruar prej brengave dhe peshës së ballafaqimeve politike. Këto brenga nganjëherë kanë marrë përmasa më të mëdha se sa që e kanë merituar. Kanë mjegulluar në sytë tuaj faktin e thjeshtë se jemi të gjithë bij e bija të kësaj toke dhe të gjithë e duam më të mirën për atdheun tonë, Kosovën. Por, politika i ka edhe këto. Është krejt e natyrshme që në këtë moment jo të lehtë për mua, më janë kujtuar ata që kanë dhënë jetën për liri. Të tjerë që i kam njohur gjatë rrugës time të gjatë, nga koha kur isha një djalë idealist që doja të ndryshoja botën, e deri tek e sotmja me thinja të bardha. Kam kujtuar momente historike e momente krejt personale. Kam menduar për prindërit e mi, gjyshërit, familjen dhe djalin tim, Endritin. Ai që sot është bërë burrë e mund ta shoh në sy pa mu dridhur qerpiku lidhur me gjoja nisjen e një procesi për krime lufte! E kam kuptuar shumë herët se ne, luftëtarët e UÇK-së, do të paguanim një çmim të madhe njerëzor, familjar e politik. Ky është çmimi për lirinë e Kosovës. Është e drejtë që duhet të zbardhet çdo pretendim e çdo akuzë për krime lufte, prej kujtdo dhe kudo që ka ndodh. Bashkëluftëtarët e mi, me disa prej të cilëve paqja na ka ndarë shpesh në taborë të ndryshëm politikë, i kanë sfiduar me forcën e madhe të së vërtetës shumë fabrikime të ulëta dhe në fund pafajësia e tyre ka shkëlqyer mbi plehun e akuzave monstruoze. Njëjtë do të jetë edhe me mua dhe me vëllain tim nga gjaku i luftës, Kadri Veseli.

Gabime politike në paqe mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë! Edhe po të kthehesha mbrapa, në kohën e zezë të Slobodan Millosheviqit, do të bëja të njëjtën gjë, duke iu përgjigjur plumbit armik me plumbin e etjes për liri dhe duke mos i hyrë kurrë në hak asnjë qytetari serb, rom apo shqiptar. Por, një gjë më lejoni ta bëj shumë të qartë: Mbi dy dekada i kam mbështetur iniciativat për ngritjen e gjykatave me përfshirje apo mbikëqyrje ndërkombëtare. Ky parim mbetet i njëjtë edhe sot, kur jam unë, Hashim Thaçi, që personalisht do të mund të përballem me një gjykatë për të cilën kam dhënë mbështetjen time politike, me fjalë e me votë.", u shpreh Thaçi.

m.x./I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të arrihet konsensus tri palësh për hapjen e listave?

Komento

Komente

  • Trnakop Kacijs: 30/06/2020 06:06

    Gjarpri aka Hashim Thaqi nga Broja e Serbices i biri nje Lopari, do te korre cka ka mbjelle vet. Keto lot krokodili nuk bejne pune, historia do te shkruhet me ne fund si duhet e ajo eshte qe populli Kosoves nen udheheqjen historike te Ibrahim Rugoves ka siguruar perkrahjes e botes se civilizuar pra ShBA-se, BM, D, F, I e disa vendeve te UE e NATO-s te cilet kane larguar Rexhimin e Milloshevicit nga Kosova, dhe pastaj disa elemente ne krye me Hashim Thaqin e Kadri Veselin per dhe ne emer te UCK-se kane arrit permes akteve kriminale me te liga te mundshme te sigurojne pushtetin politik ne Kosove deri permes vrasjeve te kundershtareve politik dhe nenshtrimit te tjereve ne Kosove shqiptare dhe jo-shqiptare permes shantazheve, keqperdorimit te pushtetit, kapjes se shtetit etj. Tani me ne fund ka ardhe "SHEJTANI" per fakturen qe vet Hashimat e Kadrijat e kane bere - pra Gjykata Speciale ( qe eshte themelu me presion e force e shantazh te vet Hashimit e Kadrise) - dhe keto borxhe kane me u pagu - nuk mjafton qe te paguajne vetem Hashimi e Kadrija po kane me pagu edhe femijet e familjaret e tyre deri ne eshtra - kjo ska shpetim vec vonim.

    Përgjigju
  • vera: 30/06/2020 00:27

    KRIMINEL pas lufte je ti mor legen se ne lufte ,,iknit nga syte kembet....

    Përgjigju
  • Arben: 29/06/2020 22:55

    Nese nuk je fajtor z.Thaçi ki besim te drejtesia europiane+SHBA,eshte me mjaft rendesi transparenca dhe keto vende udhehiqen pikerisht nga transparenca. Mungese transparence dhe mungese drejtesie haptazi ke ne Rusi,Turqi,Serbi, edhe ne Greqi, e po keshtu ne vendet e ish bllokut te lindjes. Si per lideret kosovare ashtu edhe per liderat shqiptare eshte mjaft e rendesishme te mos luajne me dy porta,per interesa personale,e per mbrojtjen e interesave te tyre te luajn me karten e nacionalistit. E shikoni ne SHBA qe per çeshtje transparence i gjithe mandati i presidentit Trump i shkoi duke u marre me konflikte me median, me sherbimet secrete dhe me drejtesine.Prandaj une kam shume besim tek sistemi demokratik properendimor, e te mos e shikojme si tendence ngritjen e akuzave pikerisht ne kohen e negociatave kosove serbi si shans te humbur sepse sistemi demokratik e ligjor ne kosove eshte i konsoliduar dhe tavolinat jane ne cdo kohe gati neseeshte vullneti i mire i paleve .

    Përgjigju
  • Arbëri: 29/06/2020 20:35

    Dorhiqu se e shkatrrove këtë popull dhe Kosovën me themel...!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

'Opozitat të merren vesh me njëra- tjetrën'/ Murrizi: Gati të ulem me Bashën! Takimi me Ramën për 'Zgjedhoren' i vështirë, edhe PS ka kërkesat e saj